Pasditen e djeshme në Veternik ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, dyshohet se kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur si Bini Diez.
Sipas burimeve mediatike, gjatë incidentit është përdorur edhe një armë, ndërsa grupi i reperit ka goditur Nebihun dhe i ka thyer makinën.
Për herë të parë, Bini foli ekskluzivisht për ngjarjen:
“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhë sonte është më e keqja që kishte mund një shqiptar me bë. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje.”
Producenti shtoi se ka parë Don Xhonin dhe vëllain e tij duke e ndaluar rrugën me një makinë:
“Ma kanë zënë rrugën me një kerr. Kanë tenté me i mëshu kerrit.”
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe mediat, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë rrethanat e incidentit dhe të marrin masat përkatëse.
