Anderr Atelie Hair është një atelier modern flokësh në Prishtinë, i vendosur në rrugën Shefqet Shkupi, ku çdo klient trajtohet me fokus të plotë në kujdesin dhe transformimin e flokëve. I udhëhequr nga Luljeta Rafuna, salloni është specializuar në hairstyle, prerje , ngjyrosje, balayage, ekstensione dhe transformime të personalizuara, duke vendosur flokun në qendër të çdo shërbimi.
Përveç shërbimeve estetike, Anderr Atelie Hair ofron edhe trajnime profesionale për këdo të interesuar në industrinë e flokëve, duke transmetuar njohuritë dhe teknikat më të fundit të stilimit. Kjo e bën studion jo vetëm një vend për klientët që duan transformim, por edhe një qendër zhvillimi profesional për profesionistët e bukurisë.
Me përdorimin e produkteve premium dhe qasje të personalizuar, Anderr Atelie Hair garanton rezultate të qëndrueshme dhe të shëndetshme, ku gjthashtu vazhdon të pozicionohet si një ndër vendet më të kërkuara për kujdes dhe stilim të flokëve në qytet. Nuk është vetëm profesionalizmi, as vetëm talenti por është mënyra se si ky salon ju bën të ndiheni.
