Në aksin rrugor Bogë-Theth bora ka vijuar pothuajse gjatë gjithë natës dhe aktualisht reshjet vazhdojnë me intensitet. Trashësia e dëborës ka kaluar 40 centimetrat, duke e bërë qarkullimin më të vështirë në segmentet më problematike.
Ekipet e mirëmbajtjes rrugore ndodhen në terren me forca të shtuara, duke punuar vazhdimisht për të garantuar qarkullim të pandërprerë dhe për të mbajtur rrugën të hapur për automjetet.
Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes të shtuar dhe me pajisje dimërore.
dhe në aksin Hani Hotit – Dogana Vermosh ka pasur reshje dëbore gjatë natës në lartësi mbi 1000 metra. 2 borëpastruese kanë dalë në terren, ndërsa nuk raportohet për probleme në qarkullim.
