Që nga momenti kur e hap një kanaçe, Red Bull të fton në një univers ku adrenalina dhe guximi ndërthuren së bashku. E lansuar në vitin 1987, e frymëzuar nga pijet aziatike, Red Bull është shndërruar në një fenomen global që frymëzon njerëz, sportistë dhe krijues në mbarë botën, marka vazhdon të ruajë ritmin e saj të fuqishëm të rritjes dhe pozicionin si një ikonë ndërkombëtare e energjisë dhe inovacionit.
Red Bull ofron shumë më tepër sesa një pije energjike: me produktet e saj që rrisin energjinë dhe fokusin, kompania ka ndërtuar një botë të tërë sportesh ekstreme, aventurash dhe kreativiteti. Përmes Red Bull Media House, ajo prodhon dokumentarë, filma, muzikë dhe përmbajtje inspiruese, ndërsa organizon evente të mëdha si Cliff Diving, Soapbox Race, BC One dhe dhjetëra gara të tjera që sfidojnë të zakonshmen. Red Bull mbështet sportistë dhe artistë në mbarë botën, duke u dhënë platformë për të zhvilluar talentin e tyre dhe për të realizuar ide të guximshme.
Përtej adrenalinës, Red Bull ka një angazhim të fortë ndaj planetit. Kanaçat e tyre prej alumini janë përjetësisht të riciklueshme, ndërsa proceset e prodhimit dhe transportit synojnë konsum minimal energjie dhe një gjurmë më të lehtë mjedisore.
Me filozofinë “Giving Wings to People & Ideas”, Red Bull vazhdon të ndërtojë një komunitet global që guxon, krijon dhe eksploron. Një markë që nuk jep vetëm energji , por krahë për të ëndërruar dhe për të shkuar më larg çdo ditë.
