Mada Wedding House është një atelier mode i themeluar në vitin 2022 dhe e lokalizuar në rrugën Dritan Hoxha,, që nga fillimi ka synuar të sjellë një standard të ri elegance dhe cilësie në veshjet për gra. I specializuar në fustane nusërie dhe veshje për evente, atelierja kombinon teknikat tradicionale të punimit me dorë me materiale premium dhe dizajn bashkëkohor.
Mada Wedding House ofron shërbimin “made-to-measure”, duke krijuar fustane të personalizuara sipas masave dhe stilit të secilës kliente. Çdo model realizohet me kujdes të veçantë për detajin që nga përzgjedhja e materialeve, tek punimet e dorës dhe provat individuale — me qëllimin që çdo grua të ndihet e veçantë dhe plot vetëbesim në momentet më të rëndësishme të jetës së saj.
Showroom-i në Rrugën Dritan Hoxha mirëpret nuset dhe klientet që kërkojnë elegancë të pastër, linja femërore dhe cilësi të padiskutueshme. Eksperienca e blerjes shoqërohet nga konsulencë profesionale dhe një atmosferë e ngrohtë, ku çdo detaj është i menduar për të krijuar një përvojë të këndshme dhe të personalizuar.
Që prej vitit 2022, Mada ka ndërtuar një emër të respektuar si një destinacion ku krijohen jo vetëm fustane, por edhe momente të paharrueshme. Për gratë që kërkojnë stil, finesë dhe identitet në veshjen e tyre, Mada Couture mbetet një nga zgjedhjet më të sigurta dhe më inspiruese në Tiranë.
