Ina, një nga banoret e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, është kthyer së fundmi në një nga emrat më të komentuar për shkak të pamjes së saj.
Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një foto e vjetër e saj, e cila ka ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve për shkak të ndryshimit të dukshëm nga ajo që publiku sheh sot në ekran, dhe per faktin qe ajo per nderhyrje estetike akuzoi Brikenen, por tani duket se i ka bere dhe vete.
Në krahasimin mes së shkuarës dhe imazhit aktual, Ina shfaqet thuajse e panjohur.
Ndryshimi i theksuar në tiparet e fytyrës ka nxitur menjëherë aludime për ndërhyrje estetike, me komentuesit që kanë vënë në dukje transformime të mundshme në buzë, mollëza dhe strukturën e përgjithshme të fytyrës.
