Pas publikimit të këngës së re “Memories”, Gjesti ka ndarë me ndjekësit një rëfim të ndjerë, duke konfirmuar se projekti është ndër më personalët në karrierën e tij.
“Muzika m’ka nejt gjithmonë afër, si n’gëzim si n’idhënim. ‘Memories’ osht ni këngë që e kom shkru me lot edhe e kom pase shumë t’veshtirë me inqizu,” shprehet artisti, duke zbuluar gjendjen emocionale në të cilën është krijuar kënga.
Ai pranon se dhimbja ka prekur edhe rrethin e tij më të afërt, por se muzika ka qenë e vetmja mënyrë për ta përballuar këtë periudhë.
“Jom mundu me kursy familjen tem mos me i merzite shumë. E n’krejt kete merzi po munohna me gjete lumturi që po kthehna n’muzike afer juve,” shkroi ai.
