Kur mendojmë për tuta, imazhi që na vjen në mend është zakonisht sportiv dhe komod: atlete, një bluzë e thjeshtë dhe një ditë pa shumë obligime. Por dimri 2026 po sjell rregulla të reja në modë: rehatia nuk do të thotë më sakrificë për stilin. Pantallonat sportive janë sot pjesë e garderobës urbane, gati për t’u kombinuar me xhaketa, këmisha të rafinuara dhe këpucë që i jap stil pamjes tuaj. Ne po ju japim 5 ide si të dukeni plot stil, por rehat në të njëjtën kohë pa shumë përpjekje,.
1. Pallto, tuta gri dhe loafers
Një kombinim jo i zakonshëm që bashkon rehati dhe elegancë: pantallonat sportive shoqërohen me loafers dhe një pallto e gjatë, e butë si batanije, që i jep theks komoditetit me stil.

2. Pantallona sportive, balerina dhe xhaketë barn
Pantallonat e famshme Adidas blu bëhen protagoniste e veshjes, të kombinuara me një xhaketë barn në ngjyra neutrale dhe balerinat e zeza plotësojnë në mënyrë elegante pamjen, pa prishur ekuilibrin e përgjithshëm.

3. Tuta sportive, këmishë dhe bluzë me rrip të gjatë
Kombinimi klasik i bluzës me zinxhir me mëngë të gjata dhe pantallonave sportive merr një kthesë elegante me këmishën e bardhë që duket nga poshtë duke transformuar totalisht pamjen.

4. Tuta sportive, balerina dhe xhaketë bomber jeshile
Pantallonat gri krijojnë një bazë të thjeshtë, ndërsa xhaketa bomber jeshile dhe këpucët balerina të kuqe i japin veshjes karakter dhe një shkëlqim të papritur ngjyre, një pamje që luan me kodet dhe i përzien ato pa mundim.

5. Kostum sportiv dhe Çizmet e dëborës Moon Boot
Një kombinim që duket tipik për alpe, por funksionon perfekt edhe në qytet: kostumi sportiv me Moon Boots, një triko dhe pallto e butë krijojnë një kontrast të qëllimshëm midis komoditetit dhe glamurit, duke sjellë një pamje të veçantë urbane.

Moda e këtij dimri po na mëson se luksi dhe rehati mund të bashkëjetojnë.
