• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Xhinset: 8 modele që duhet t’i keni patjetër për gardërobën tuaj të 2025

February 10, 2026

Në 2026 çantat mbahen hapur!

February 10, 2026

Ermal Meta: Si të qenit baba ka zgjeruar ndjeshmërinë time artistike

February 10, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»A janë bashkë? Ish-CEO 70-vjeçar i “Google” shfaqet krah vajzës 27-vjeçare të guvernatorit (FOTOT)
SHOW BIZ

A janë bashkë? Ish-CEO 70-vjeçar i “Google” shfaqet krah vajzës 27-vjeçare të guvernatorit (FOTOT)

February 10, 2026No Comments4 Mins Read

Ish-shefi ekzekutiv i “Google”, Eric Schmidt, është shfaqur krah për krah me Gloria-Sophie Burkandt, 27 vjeçe. Kjo e fundit ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish në Gjermani. Modele, figurë e njohur publike, mbi të gjitha vajza e Markus Soder, guvernatorit shumë të fuqishëm dhe popullor të Bavarisë: pra, versioni gjerman i “bijës së…”, e famshme për hir të të qenit e tillë.

Historia është pëlqyer aq shumë sa “Bild” e nxori në faqen e parë, jo pa hulumtuar të kaluarën e të dyve dhe pa konstatuar se prej muajsh janë çift. Ose, siç thotë gazeta, kanë kaluar një pjesë të mirë të muajve të fundit së bashku, mes Amerikës, Indisë dhe Paqësorit. Nga ana tjetër, Gloria-Sophie nuk e fsheh këtë gjë, pasi ka publikuar disa postime në “Instagram”. Ndërkohë 70-vjeçari është një nga personazhet dhe protagonistët më intrigues të botës së teknologjisë (dhe, në kuptim më të gjerë, të politikës) të trei dekadave të fundit, me një pasuri prej 37 miliardë dollarësh. Ai është gjithashtu i martuar që nga viti 1980 me Wendy Schmidt, krah së cilës shfaqet ende: për shembull, në daljen e fundit publike të vitit 2025 në galanë e artit dhe kinemasë së LACMA-s në Los Angeles.

Por sipas mediave amerikane, Eric dhe Wendy jetojnë prej shumë vitesh një lloj “martese të hapur”. Bibla e thashethemeve amerikane, “New York Post” i Rupert Murdoch, i kushton vëmendje prej kohësh. Një person i besuar i ka treguar gazetës: “Dihet prej vitesh që Schmidt kanë këtë marrëveshje. “Eric Schmidt shfaqet rregullisht me gra më të reja, por nuk bëhet fjalë për marrëdhënie të vërteta apo për një raport në çift”. Burimi shton: “Bëhet fjalë për shfaqje. Trofeu përfundimtar për ‘peshkopët’ është të shkosh në shtrat me gra që në të tridhjetat e tyre nuk do t’i kishin konsideruar kurrë”.

Marrëdhënia e fundit e Schmidt, me Michelle Ritter, 31 vjeçe, përfundoi pas katër vitesh në gjykatë. Por Schmidt është edhe një ‘peshkop’ i politikës: ka qenë një i besuar i Henry Kissinger-it, të cilin e futi në inteligjencën artificiale, aq sa shkruan bashkë një libër mbi këtë temë. Dhe ka qenë këshilltari i Barack Obama-s për rizgjedhjen e tij, në një episod që atëherë u kuptua vetëm pjesërisht ose me shpërqendrim, dhe që shpjegohet mjeshtërisht nga Giuliano da Empoli në librin “Ora e grabitqarëve”: ai ishte arkitekti i fushatës teknologjike që synoi votuesit gri në shtetet kyçe, me një mikro-targetim elektoral në internet të paprovuar më parë. Obama i fitoi ato zgjedhje me lehtësi.

Gloria-Sophie Burkandt, nga ana tjetër, është një personalitet i njohur gjerman, vajza e politikanit ndoshta me talentin instinktiv më të madh (dhe me ambicie ende jo plotësisht të realizuara), guvernatorit të Bavarisë Markus Soder. Soder drejton CSU-në, e cila kontrollon pa ndërprerje që nga paslufta landin më të pasur, me një konsensus pak më të ulët se 40%. Ai është politikani që ka flirtuar me populizmin, por gjithmonë i aftë të dalë prej tij me një batutë të shpejtë dhe një prani skenike të spikatur. Të mrekullueshme edhe kostumet e tij të Karnavaleve: këtë vit një Highlander, por veshja më e mirë ka qenë Elvis Presley.

Prej kohësh ushqen ëndrrën për t’u bërë kancelar, por që për një bavarez, duke pasur parasysh sistemin partiak gjerman, ku në pjesën tjetër të vendit është CDU-ja, është pothuajse e pamundur. Përballë një babai të tillë, Gloria-Sophie, që Soder e adhuron, ka pasur vështirësi të gjejë rrugën e saj. Ka shkuar të jetojë në Nju Jork, ka punuar si modele, ka pasur një periudhë qëndrimi në Universitetin e Harvardit ku duket se ka takuar Eric Schmidt, i përkushtohet filantropisë dhe organizatave bamirëse që u mundësojnë fëmijëve të shkollohen. Ka marrë pjesë në një format reality, “Deutschland dummster Promi”, ku nuk shkëlqeu për zgjuarsi. Të paharrueshme vështirësitë për të shpjeguar çfarë do të thoshte SPD (Sozialdemokratische Partei Deutschlands), që ajo e përkufizoi si “socialiste”, dhe njëfarë vështirësie në llogaritje, kur u mposht keq nga ish-futbollisti Mario Basler.

Për atë pjesëmarrje nuk e njoftoi të atin, i cili do t’ia kishte këshilluar të mos e bënte. Por që ia fal gjithçka. Soder dhe Schmidt njihen prej vitesh. Schmidt është vizitor i rregullt i Konferencës së Mynihut, që fillon të premten. Kush e di nëse do të takohen këtë vit.

Previous ArticleFustani i hollë i viteve ’90 është trendi i pranverës 2026 që konfirmon freskinë e përjetshme të minimalizmit
Next Article Luizi theu brenda 24 orësh ‘urdhrin’ e Kiarës në BBV 5? Reagimi i moderatores bëhet viral

Related Posts

Ermal Meta: Si të qenit baba ka zgjeruar ndjeshmërinë time artistike

February 10, 2026

Luizi theu brenda 24 orësh ‘urdhrin’ e Kiarës në BBV 5? Reagimi i moderatores bëhet viral

February 10, 2026

Stelina zbulon takimin me bashkëshorten e Mirit: Më tha se…

February 9, 2026

Habit Ermal Mamaqi: I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeç

February 9, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Xhinset: 8 modele që duhet t’i keni patjetër për gardërobën tuaj të 2025
  • Në 2026 çantat mbahen hapur!
  • Ermal Meta: Si të qenit baba ka zgjeruar ndjeshmërinë time artistike
  • Luizi theu brenda 24 orësh ‘urdhrin’ e Kiarës në BBV 5? Reagimi i moderatores bëhet viral
  • A janë bashkë? Ish-CEO 70-vjeçar i “Google” shfaqet krah vajzës 27-vjeçare të guvernatorit (FOTOT)
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
FASHION

Xhinset: 8 modele që duhet t’i keni patjetër për gardërobën tuaj të 2025

Xhinset janë një prej atyre veshjeve që nuk dalin kurrë nga moda. Nga përditshmëria e…

Në 2026 çantat mbahen hapur!

February 10, 2026

Ermal Meta: Si të qenit baba ka zgjeruar ndjeshmërinë time artistike

February 10, 2026

Luizi theu brenda 24 orësh ‘urdhrin’ e Kiarës në BBV 5? Reagimi i moderatores bëhet viral

February 10, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?