• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Sekreti për rizoton perfekte? Një përbërës i artë që ndryshon gjithçka

February 24, 2026

Selin rrëfen mes lotësh dramën familjare: Vëllai im përjetonte kriza epileptike

February 24, 2026

Si të vishni pantallona sportive kur dilni? 5 veshje perfekte dimërore për ditët “dembele”

February 24, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Nuk flet me vëllanë prej katër vitesh, Rogerti në lot: U prishëm për para dhe prona
SHOW BIZ

Nuk flet me vëllanë prej katër vitesh, Rogerti në lot: U prishëm për para dhe prona

February 23, 2026No Comments3 Mins Read

Gjatë një sfide nga Vëllai i Madh, Rogerti tregoi mes lotësh raportin me vëllanë e tij, Xhulion. Ai u shpreh se nuk fliste me të prej katër vitesh dhe kërkoi që ta takonte gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë së Big Brother.

Rogerti tregoi se krisja e marrëdhënies me vëllanë e tij erdhi si pasojë e parave dhe pronave, por akulli u shkri pas një sëmundjeje të babait të tyre që i bëri bashkë.

“Ka që në 2021-shin që unë nuk kam hyrje-dalje me vëllanë edhe ka qenë një moment shumë i dobët për mua. Unë nuk e kam kuptuar deri në momentin që kam hyrë këtu, që më mungon jashtë mase. Në fakt ishte një sëmundje e babait tim. Ai kishte një gjëndër në veshkë dhe bëri një operacion dhe aty mendova se ishte momenti që të thyeja akullin me vëllanë tim. Ka që në 2021 që jam prishur me të, punë parash dhe punë tokash që më erdhi inat boll dhe më pas dolën gjëra të tjera. Bullizimi që unë i kam bërë kur kemi qenë të vegjël. Dolën të gjitha arsyet që unë thashë: ‘Këtij nuk do i flas më’.

 Që me sëmundjen e babit, as nuk doja të dija gjë për të, as që është gjallë ose vdekur. Paskan qenë disa gjëra në jetë që të afrojnë më shumë. Kur babi u sëmurë, më tha që të flas me vëllanë. Ishte këtë dhjetor që u mblodhëm për herë të parë në 4 vite e gjysmë. Unë i dhashë dorën, nuk i fola shumë. Pashë mbesën time, që në fakt nuk e kisha parë qëkur ka lindur.

Këto janë momente në fakt, që me hyrjen e djalit dhe nuses time më shtuan mallin dhe them: ‘Po sikur të ishte vëllai im si surprizë, çfarë do të kisha bërë?’. I them Xhulios, sa të jem në këtë jetë, unë gjithmonë do luftoj për të. Do Zoti më dëgjon dhe kërkon që të më takojë. Sado gabime të kem bërë gjatë gjithë jetës time, i them që më mungon shumë. Kisha blerë shumë bluza të Arsenalit dhe gjëra të Arsenalit, vetëm që ta kujtoja çdo ditë. Se është një fans i çmendur i Arsenalit, unë jam me Chelsea-n. Kemi pasur konkurrencë gjithmonë në futboll. Por më vjen inat që nuk i shkova në një moment që as nuk doja t’ia dija dhe e shprehja nëpër fis që nuk më interesonte a ishte gjallë a vdekur.

Babi na bëri bashkë dhe e përqafoj Xhulion. Do Zoti, nëse është e shkruar që unë të jem deri vonë këtu, bëjini një telefonatë Enxhit që të flasë me produksionin që të vijë të më takojë kurdo ë ta shohë të arsyeshme. Nuk dua të vijë vetëm, të vijë dhe me mbesën. Familja është ajo që më ka mbajtur mua. Po të mos ishte për familjen, nuk e di a do isha gjallë ose këtu. Ju përqafoj”, tha mes lotësh Rogerti.

Previous ArticleÇmimet Bafta/ Nga Kate & William tek Monica Bellucci, yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq
Next Article Gimbo hap zemrën me Selin: Ish e dashura më ka tradhtuar me kolegun tim

Related Posts

Selin rrëfen mes lotësh dramën familjare: Vëllai im përjetonte kriza epileptike

February 24, 2026

Gimbo hap zemrën me Selin: Ish e dashura më ka tradhtuar me kolegun tim

February 24, 2026

Çmimet Bafta/ Nga Kate & William tek Monica Bellucci, yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq

February 23, 2026

Selin ngre pikëpyetje për martesën e Mirit: Nuk kanë marrëdhënie korrekte

February 23, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Sekreti për rizoton perfekte? Një përbërës i artë që ndryshon gjithçka
  • Selin rrëfen mes lotësh dramën familjare: Vëllai im përjetonte kriza epileptike
  • Si të vishni pantallona sportive kur dilni? 5 veshje perfekte dimërore për ditët “dembele”
  • TikTok po çmend përdoruesit: Rutina 5-minutëshe “Morning Glow” që të bën të shkëlqesh çdo mëngjes
  • Gimbo hap zemrën me Selin: Ish e dashura më ka tradhtuar me kolegun tim
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
LIFESTYLE

Sekreti për rizoton perfekte? Një përbërës i artë që ndryshon gjithçka

Nëse doni të shijoni pjata autentike italiane, asgjë më shumë sesa pastat dhe rizotot, identifikohen…

Selin rrëfen mes lotësh dramën familjare: Vëllai im përjetonte kriza epileptike

February 24, 2026

Si të vishni pantallona sportive kur dilni? 5 veshje perfekte dimërore për ditët “dembele”

February 24, 2026

TikTok po çmend përdoruesit: Rutina 5-minutëshe “Morning Glow” që të bën të shkëlqesh çdo mëngjes

February 24, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?