Duket se marrëdhënia e Selin dhe Gimbos çdo ditë bëhet me afërt, kjo vihet re dhe nga bisedat që ata bëjnë me njëri-tjetrin. Në një nga rrëfimet e tij të fundit ai i ka treguar plot sinqertet Selin detaje nga lidhja e fundit që ka patur, e cila mesa duket nuk ka përfunduar mirë.
Gjatë bisedës mes dyshes Gimbo zbuloi se kishte mësuar se ajo e kishte tradhtuar. “Lidhjen e fundit që e kam pasur me një çikë të Kosovës, e kam kuptuar që më ka tradhtuar pasi jam ndarë nga ajo”, u shpreh ai gjatë bisedës me Selinin.
Sipas Gimbos, situata ishte edhe më e rëndë, pasi tradhtia kishte ndodhur me një koleg të tij, gjithashtu DJ. Ai tregoi se lajmin e kishte marrë nga ish-partnerja e atij DJ-je, duke shtuar se kishte besuar shumë në atë marrëdhënie. “Kur jemi ndarë, ajo ka bërë shumë pas meje. E ka parë kë e ka humbur”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ndarja kishte qenë një periudhë reflektimi për të.
Nga ana tjetër, Gimbo e vuri në siklet Selinin me një pyetje të drejtpërdrejtë, duke e pyetur nëse kishte tradhtuar ndonjëherë apo nëse ishte ndjerë e tradhtuar. Biseda mes tyre u zhvillua në një atmosferë të qetë, por me tone emocionale.
