Nëse doni të shijoni pjata autentike italiane, asgjë më shumë sesa pastat dhe rizotot, identifikohen më këtë vend. Por, ka gjithmonë një sekret: produktet e duhura! Bordo ju sugjeron t’i gjeni në rrjetin e marketeve Conad, ku garantohet jo vetëm cilësia autentike e pastave dhe orizit, por edhe produkteve të tjera made in Italy që ofrohen, bashkë me të gjithë përbërësit që plotësojnë menunë tuaj familjare.
Përgatitja:
250 gr oriz, 250 gr kungull, 1 litër lëng pule, 1 qepë, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 2 qese shafran, 100 ml verë të bardhë, 50 gr gjalpë, 100 gr djathë parmixhano i grirë, kripë dhe piper i sapobluar.
Përgatitja:
Zjeni lëngun e pulës dhe mbajeni shumë të nxehtë. Ndërkaq, hiqni farat e kungullit, qërojeni dhe priteni në kube të mëdha.
Përgatitja: Në një tenxhere me fund të trashë skuqni lehtë qepën e grirë bashkë me fijet e shafranit në 2 lugë gjelle vaj ulliri për rreth 3 minuta. Shtoni orizin, skuqeni për 2 minuta në zjarr të lartë dhe pastaj shtoni verën e bardhë. Kur vera të jetë avulluar, shtoni lëngun e pulës së nxehtë derisa të mbulohet orizi, pastaj shtoni kungullin.
Gatuajeni orizin me kungull në zjarr të ngadaltë, duke e përzier vazhdimisht dhe duke shtuar lëng të nxehtë ndërsa përthithet nga orizi. Kur përzierja të bëhet kremoze dhe kokrrat të zbuten, hiqeni nga zjarri dhe shtoni një lugë të fundit me lëng mishi, gjalpin dhe djathin parmixhano. Përziejini mirë dhe shërbejeni menjëherë.
