• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

FOTO nudo nga vaska! Françeska Rustem “shfrenon” imagjinatën e ndjekësve, moderatorja shfaqet më “hot” se kurrë

April 3, 2026

Ja si ka qenë Arjola Xoxa adoleshente

April 3, 2026

Vajza e Monica Bellucci-t pushton Vogue Italia: Léonie Cassel, fytyra e re që po tërheq gjithë vëmendjen

April 3, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»FASHION»Vajza e Monica Bellucci-t pushton Vogue Italia: Léonie Cassel, fytyra e re që po tërheq gjithë vëmendjen
FASHION

Vajza e Monica Bellucci-t pushton Vogue Italia: Léonie Cassel, fytyra e re që po tërheq gjithë vëmendjen

April 3, 2026No Comments3 Mins Read

Në numrin e prillit 2026 të revistës prestigjioze Vogue Italia, vëmendja i kushtohet një fytyre të re që po hyn me hapa të sigurt në botën e modës dhe artit: Léonie Cassel. Në prag të 16-vjetorit të saj, ajo bëhet protagoniste e një editoriali intim dhe emocional, ku shfaqet përkrah nënës së saj, Monica Bellucci, në skena që rikrijojnë momente të përditshme familjare.

Léonie, e cila prej vitesh ka ndjekur nënën në sete fotografike dhe xhirime, shfaqet për herë të parë si protagoniste absolute, duke dëshmuar një identitet që po formohet mes ndjeshmërisë artistike dhe kuriozitetit për botën.

“Asgjë nuk bëhet pa dashuri,” shprehet ajo në intervistë, një frazë që përmbledh filozofinë e saj të jetës. Léonie e përshkruan veten si shumë të ndjeshme, duke theksuar se përjeton çdo emocion thellësisht dhe i ruan kujtimet me intensitet. Ajo gjen frymëzim në përditshmëri në muzikë, në udhëtime, në miqësi dhe në momentet e vogla që i japin kuptim jetës së saj si adoleshente.

E apasionuar pas muzikës, ajo merr mësime këndimi dhe kujton me nostalgji fëmijërinë, kur këndonte pa pushim në shtëpi. Një nga kujtimet më të dashura është kur këndonte këngën Show das Poderosas nga Anitta së bashku me motrën e saj. Sot, ajo ndjek me admirim artistë si Daniel Caesar, Ariana Grande, Frank Ocean dhe Jamiroquai, duke ndërtuar një shije muzikore të larmishme.

Një element kyç në jetën e saj mbetet familja. Ajo thekson se figura më e rëndësishme frymëzuese është motra e saj, Deva Cassel: “E kam parë gjithmonë si një perëndeshë. Ajo është idhulli im.” Ndërkohë, marrëdhënia me nënën mbetet thellësisht e ngushtë, e ndërtuar mbi komunikim dhe ndarje emocionesh, nga bisedat në kuzhinë deri te momentet e përbashkëta para pasqyrës.

Nga ana e saj, Monica Bellucci e përshkruan këtë fazë të jetës së vajzës si një proces të bukur, por edhe sfidues për një prind: “Duhet të pranosh se fëmijët rriten dhe nisin të fluturojnë vetë. Léonie është tashmë në fluturim.”

E rritur mes ndikimeve të ndryshme kulturore falë prindërve të saj përfshirë lidhjen me kinemanë nga Vincent Cassel  Léonie shfaq interes për artet, veçanërisht për modën dhe muzikën, ndërsa vazhdon studimet me prirje drejt shkencave humane. Ajo gjithashtu shpreh dëshirën për të udhëtuar dhe për të eksploruar botën pa kufij, duke përmendur eksperienca në vende si Japonia dhe planet për të vizituar Brazilin.

Estetikisht, ajo përfaqëson një brez të ri që përqafon kontrastet: nga stili sportiv “bloke core” te detajet romantike dhe femërore. E frymëzuar edhe nga figura të pop kulturës si Addison Rae, Léonie ndjen se i përket plotësisht gjeneratës së saj, duke pranuar si avantazhet ashtu edhe sfidat e epokës digjitale.

Me një personalitet të fortë, një ndjeshmëri të theksuar dhe një kuriozitet të pandalshëm për jetën, Léonie Cassel paraqitet në këtë kopertinë të Vogue Italia si simbol i një rinie që kërkon të jetojë, të ndiejë dhe të krijojë pa kufij. Ky është vetëm fillimi i një rruge që premton shumë në botën e artit dhe modës.

Galeria fotografike

Previous ArticleFOTO/ Dafina Zeqiri: “Mashkulli” shqiptar më i urryer, Rogerti!
Next Article Ja si ka qenë Arjola Xoxa adoleshente

Related Posts

Rikthimi i pantallonave ikonike: Si t’i veshësh pa u dukur të dala mode

April 2, 2026

Nëse ke flokë të hollë, modeli “Peekaboo” i bën të duken shumë të dendur

April 2, 2026

Nostalgjia rikthehet në modë: Aksesorët që dominojnë pranverën 2026

April 2, 2026

Nostalgjia rikthehet në modë: Aksesorët që dominojnë pranverën 2026

March 31, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • FOTO nudo nga vaska! Françeska Rustem “shfrenon” imagjinatën e ndjekësve, moderatorja shfaqet më “hot” se kurrë
  • Ja si ka qenë Arjola Xoxa adoleshente
  • Vajza e Monica Bellucci-t pushton Vogue Italia: Léonie Cassel, fytyra e re që po tërheq gjithë vëmendjen
  • FOTO/ Dafina Zeqiri: “Mashkulli” shqiptar më i urryer, Rogerti!
  • ‘Vdiq nëna në Amerikë, ambasada s’më dha leje të shkoj’, Moza tregon periudhën e vështirë të jetës
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

FOTO nudo nga vaska! Françeska Rustem “shfrenon” imagjinatën e ndjekësve, moderatorja shfaqet më “hot” se kurrë

Françeska Rustem, prezantuesja e “Procesit Sportiv”, së fundmi ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve…

Ja si ka qenë Arjola Xoxa adoleshente

April 3, 2026

Vajza e Monica Bellucci-t pushton Vogue Italia: Léonie Cassel, fytyra e re që po tërheq gjithë vëmendjen

April 3, 2026

FOTO/ Dafina Zeqiri: “Mashkulli” shqiptar më i urryer, Rogerti!

April 3, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?