Djali i ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau, Xavier, i njohur si Xav, ka folur së fundmi për të dashurën e babait të tij, Katy Perry. I ftuar në podkastin “Can’t Be Censored”, Xav e përshkroi Katy Perry-n si një person të ëmbël dhe të thjeshtë. 18-vjeçari tregoi se ndonjëherë i kërkon këngëtares mendimin dhe këshilla për muzikën.
“Ajo është super e ëmbël. Është vërtet me këmbë në tokë. Është fantastike. Mendoj se babai im është i lumtur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Kur jam vërtet i kënaqur me një këngë, ia dërgoj asaj. Ajo është gjithmonë e lumtur të më japë këshilla ose të më tregojë se çfarë duhet të ndryshoj”, tha Xav.
Lidhur me komentet në rrjet për lidhjen e ish-kryeministrit kanadez dhe këngëtares, Xav tha se ishte mësuar për shkak të karrierës politike të babait të tij. Xav shtoi gjithashtu se të shohë foto të babait të tij me Katy Perry-n në media është krejtësisht normale për të. Kur u pyet se si i përballon komentet negative në internet, Xav tha se ndjek këshillat që i janë dhënë që kur ishte fëmijë.
“Është si çdo foto tjetër e babait dhe mamit tim, ose thjesht e babait tim. Gjithë jetën më thonë: ‘Mos i lexo komentet’.” Mendoj se janë të ngulitura në trurin tim, por më ndihmon kur dikush komenton në videon time, e shpërndan ose e pëlqen”, përfundoi ai.
Trudeau dhe Perry e konfirmuan publikisht marrëdhënien e tyre në një postim në Instagram në dhjetor 2025, ndërkohë që të dy partnerët kanë fëmijë nga lidhjet e mëparshme.
