Një mjeke estetike nga Kalifornia ka bërë një eksperiment të pazakontë për të treguar efektet e botoksit në fytyrë.
Bita Farrell vendosi të injektojë botoks vetëm në njërën anë të ballit dhe më pas publikoi një video ku tregon ndryshimin mes dy anëve të fytyrës.
Në pamje vihet re se ana e trajtuar duket më e tendosur, ndërsa qepalla është pak më e ngritur. Në anën tjetër, ku nuk është bërë ndërhyrje, fytyra mbetet në gjendjen natyrale.
Ajo shpjegon se botoksi mund të ndryshojë dukshëm pamjen, por përdorimi i tij duhet bërë me kujdes dhe vetëm nga specialistë të trajnuar.
Eksperimenti ka tërhequr vëmendje në rrjet, duke nxitur diskutime për efektet reale të trajtimeve estetike dhe përdorimin e tyre.
