Pantone ka shpallur ngjyrën e vitit 2026 një e bardhë e butë, e ngjashme me vanilje, e quajtur Cloud Dancer. Ky ton i lehtë dhe i fryrë si marshmallow synon të ofrojë një ndjesi qetësie dhe hapësire të pastër në jetën tonë të përditshme, duke u bërë baza perfekte për çdo dekor modern.
Por, a mund një ngjyrë achromatike të reflektojë realisht gjendjen globale? Stephen Westland, profesor i shkencës së ngjyrave në Universitetin e Leeds, është skeptik:
“Ngjyra e vitit është më shumë një strategji tregtare sesa një pasqyrë e gjendjes globale,” thotë ai. Megjithatë, Pantone qëndron pas zgjedhjes së saj: Cloud Dancer është simbol i një “të ardhmeje pa toksicitet dhe teprica”, thotë Lee Eiseman, drejtor ekzekutiv i Pantone Color Institute.
Pantone beson se një ngjyrë e bardhë mund të ofrojë një “hapësirë të qetë” në botën tonë të mbingarkuar me stimuj dhe informacione. Ngjyra e bardhë simbolizon fillime të reja, lehtësim dhe hapësirë për krijimtari nga fustanet e dasmës tek faqet bosh të një poezie apo pikture.
Por cilat janë ngjyrat tjera që do të dominojnë vitin 2026?
Teal – Një nuancë blu-jeshile që simbolizon lidhjen me natyrën. WGSN e ka parashikuar këtë ngjyrë si trendin e ardhshëm, duke theksuar se “pëlhurat blu-jeshile krijojnë një ndjesi rikuperimi dhe arratisjeje nga rutina e përditshme.”

Claret, bronze red dhe garnet – Tona të kuqe dhe të kuqe të thella që krijojnë ngrohtësi dhe komoditet në shtëpi. Këto nuanca bashkohen bukur me materialet natyrale si druri dhe qeramikat e ngrohta.

Grey ochre – Ngjyrat neutrale që nxjerrin në pah mobiljet dhe artin, duke krijuar një ambient të qetë dhe të rafinuar.

Ecru dhe Chestnut – Tonalitetet krem dhe kafe që ofrojnë harmonizim dhe një bazë të ngrohtë për dekorin e shtëpisë. Përdorimi i varianteve të ndriçuara dhe të errëta së bashku krijon një thellësi vizuale.

Ngjyrë pjeshke, kafe e lehtë dhe krem – Për një pamje organike dhe komode, këto ngjyra neutrale dhe të ngrohta përdoren në kombinim, duke lejuar tekstura të ndryshme të dalin në pah dhe të shtojnë karakter.

Mineral blu – Hije blu të lehta që i lidhin hapësirat me natyrën dhe sjellin qetësi dhe rehati vizuale.

Sage dhe jade green – Tona jeshile të qeta, të frymëzuara nga natyra dhe historia, që mund të përdoren për të theksuar detaje arkitektonike shpesh të injoruara.

Ekspertët theksojnë se ngjyra ndikon më shumë sesa mendojmë mbi gjendjen tonë shpirtërore. Një qiell blu mund të ndryshojë humorin, një xhup rozë mund të tregojë ndjenja të brendshme dhe zgjedhja e ngjyrës së vitit synon të krijojë ambiente qetësuese dhe harmonike, të përshtatshme për një jetë të balancuar dhe më pak të strestuar.
Në një botë ku mbingarkesa është e përditshme, këto ngjyra ofrojnë një “hapësirë të pastër” për mendjen, duke u bërë baza ideale për çdo projekt të brendshëm.
