• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Zbuloni 10 shtetet më të lumtura në botë, ja si renditet Shqipëria

April 21, 2026

Magjia rikthehet: “The Devil Wears Prada 2” mahnit në premierën madhështore në New York, ja çfarë veshën yjet

April 21, 2026

Pas përfundimit të BBVIP, Sara Hoxha bën deklaratën e papritur për Ledion Liçon

April 21, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Arbenita bën akuza shokuese ndaj Feros: Më ka goditur gjatë kohës kur isha shtatzënë
SHOW BIZ

Arbenita bën akuza shokuese ndaj Feros: Më ka goditur gjatë kohës kur isha shtatzënë

September 5, 2025No Comments4 Mins Read

Arbenita Ismajli, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka akuzuar ish-bashkëshortin, Feron, për përdorim të substancave narkotike, dhunë, mungesë përgjegjësie në lidhje me vajzën e tyre, Ninën, manipulim dhe tradhti.

Fillimisht, modelja ka publikuar postimet e Feros, i cili ka pretenduar se historia e tij nuk është treguar kurrë dhe se shumë fëmijë pretendojnë se janë rritur pa prezencën e babait, jo sepse ai nuk ka dashur, por sepse dikush nuk ka lejuar të tregohet versioni i tyre.

“Ai ka të drejtë, historia e tij nuk është treguar, sepse unë nuk dua që ime bijë dhe të tjerët të mendojnë se ai është një përbindësh. Më lejoni të tregoj pak nga (historia e tij):
1. Abuzimi me kokainën (kam paguar për rehabilitimin dhe ai sërish u rikthye (te kokaina).
2. Tradhtia e shpeshtë e nënës së fëmijës së tij (nuk po flas pa prova).
3. Nuk ka pasur të ardhura të qëndrueshme dhe nuk është përgjigjur për fëmijën (gjykata e di që ai nuk ka paguar për asgjë).
4. Abuzimin psikologjik të kujdestares së fëmijës së tij (të gjitha provat janë në gjyq).
5. Ka goditur nënën e fëmijës së tij ndërsa ishte shtatzënë, nënën dhe motrën e tij (nuk dua që të ndodhë me vajzën time).
6. Në mënyrë të vazhdueshme është grindur me të gjithë brenda rrethit të industrisë muzikore, për të mos përmendur që ka qenë disa herë në burg për këtë.
7. Ka rezultuar se shiste drogë (çfarë shembulli është ky për fëmijën?).
8. Nuk është në gjendje të kujdeset për veten (ka raste që fle me të ëmën e tij).
9. Ka refuzuar divorcin dhe pse i jam përgjëruar për 3 muaj.
10. Gjatë gjithë lidhjes sonë, kam paguar për gjithçka: Shtëpinë, makinat, rrobat, ushqimin (për familjen e tij, kujdesin mjekësor, të gjitha faturat mjekësore dhe për vajzën tonë, kam paguar gjithçka).
11. Vijon të përdorë fëmijën tonë si një taktikë hakmarrëse, për faktin se jemi divorcuar.
12. Edhe familja e tij është abuzive, kanë vjedhur lekë, rroba, makina dhe gjithçka që mund të merrnin prej meje”, duke vijuar se ai ka pasur mbështetjen e së ëmës!

Arbenita vijoi duke thënë se gjithnjë e ka lejuar Feron të shfaqej lirisht në shtëpinë e saj, sa herë ai ka dashur, është informuar për pushimet që modelja dhe Nina ka bërë.
Ajo u shpreh se Fero ka bërë një deklaratë të rreme dhe se ka marrë kujdestarinë e vajzës në shtator të vitit 2024, por më pas, ajo ka rimarrë kujdestarinë e fëmijës.

“Pas kësaj, ishte shumë e rrezikshme për mua që të kthehesha në Kosovë dhe të vijoja me vizitat në Qendrën e Shërbimeve Sociale (për të cilat nuk kam pranuar kurrë, pasi ka pasur një ndikim negative për shëndetin mendor të fëmijës sim).

Ai ishte xheloz për shumë muaj edhe pas dovorcit, më ka puthur me forcë (veprim për të cilin është dënuar nga gjykata) dhe në mënyrë të vazhdueshme më ka kërcënuar mua dhe familjen time”. Modelja vijoi se krejt papritur, ai u bë besimtar, që njerëzit të mendonin se ai ishte një person me moral të drejtë dhe se ajo kishte gënjyer publikisht se Fero e kishte dhunuar. “Ai më quajti materialiste, ndërsa isha unë duke paguar për çdo gjë për familjen. Ai nuk më ka blerë kurrë as edhe një çantë. Shtëpia ku ai jeton është e imja, ka një betejë ligjore që i ati i tij më detyrohet 50 mijë euro dhe ende nuk m’i ka shlyer”.

Akuzat e Arbenitës vijojnë duke thënë se gjatë takimeve me të bijën, Fero e ka intimiduar dhe i ka kërkuar që të rikthehen bashkë, si dhe në intervistat që ka dhënë, ai ka gënjyer dhe ka bërë akuza të rreme.

“Po mundohem të mbroj vajzën time nga i gjithë toksiciteti, manipulimi dhe gënjeshtrat. Nëse ai do kishte sjellje respektuese, do të donte të kishte një marrëdhënie të mirë dhe do të bashkëprindëronte si një burrë i vërtetë, nuk do të kisha asnjë kundërshtim. Pavarësisht këtyre dhe faktit se qëllimet e tij nuk kanë qenë të sinqerta dhe ka tentuar të më dëmtojë, kam pranuar që ai të bëjë vizita dhe të shohë Ninën. Deri më sot nuk kam thënë asgjë negative për të atin te vajza ime. Fatkeqësisht, vajza jonë ka dëshmuar sjelljen e tij të dhunshme karshi meje dhe të gjithëve përreth dhe ajo është gjithashtu e frikësuar”.

Arbenita tregoi se vizitat në qendrat sociale kanë pasur një ndikim negativ për vogëlushen dhe ka akuzuar ish-bashkëshortin se ai ende vijon të kërcënojë familjen e saj me mesazhe dhe se ajo është përpjekur vazhdimisht që të mos krijojë drama online.

Previous Article“Gjesti heroik” Shqiptari që shpëtoi një dele në Greqi nga zjarret, përzgjidhet nga BBC si “foto e vitit 2025”
Next Article KreuCelebrity Gabriela Arapi zbulon për herë të parë portretin e vajzës së saj, Amal

Related Posts

Pas përfundimit të BBVIP, Sara Hoxha bën deklaratën e papritur për Ledion Liçon

April 21, 2026

Zbulohet sekreti! Si Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip sfiduan gjithçka për 73 vite martesë

April 21, 2026

Selin flet për herë të parë pas fitores, ironizon miqtë e BBV dhe shpreh dashurinë për Gimbon

April 21, 2026

La partnerin për të, por Indri e refuzon Vanesën: “Ndjej vetëm keqardhje”

April 20, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Zbuloni 10 shtetet më të lumtura në botë, ja si renditet Shqipëria
  • Magjia rikthehet: “The Devil Wears Prada 2” mahnit në premierën madhështore në New York, ja çfarë veshën yjet
  • Pas përfundimit të BBVIP, Sara Hoxha bën deklaratën e papritur për Ledion Liçon
  • Zbulohet sekreti! Si Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip sfiduan gjithçka për 73 vite martesë
  • Selin flet për herë të parë pas fitores, ironizon miqtë e BBV dhe shpreh dashurinë për Gimbon
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
LIFESTYLE

Zbuloni 10 shtetet më të lumtura në botë, ja si renditet Shqipëria

Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë për herën e nëntë radhazi, sipas…

Magjia rikthehet: “The Devil Wears Prada 2” mahnit në premierën madhështore në New York, ja çfarë veshën yjet

April 21, 2026

Pas përfundimit të BBVIP, Sara Hoxha bën deklaratën e papritur për Ledion Liçon

April 21, 2026

Zbulohet sekreti! Si Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip sfiduan gjithçka për 73 vite martesë

April 21, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?