• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

August 21, 2026

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Elhaida Dani rrëfen kërcënimet me vrasje pas lidhjes me balerinin: Shpjegimet duhet t’i bënte Ledjani, jo unë!
SHOW BIZ

Elhaida Dani rrëfen kërcënimet me vrasje pas lidhjes me balerinin: Shpjegimet duhet t’i bënte Ledjani, jo unë!

October 29, 2025No Comments5 Mins Read

Këngëtarja Elhaida Dani ka folur për romancën e saj me balerinin, Ledjan Agalliaj, me të cilin nisi një marrëdhënie në Dancing With The Stars, ndërkohë që ai ishte në një lidhje dashurie 7-vjeçare. Artistja ka rrëfyer se në atë kohë mori mesazhe kërcënuese dhe se bëri shumë armiq mes konkurrentëve të tjerë në Dancing.

“Konkurrentët me njëri-tjetrin po fillonin të mendonin ‘ja Elhaida e shenjta, deri tani çfarë paska qenë duke kurdisur’”– tha këngëtarja, duke shtuar se u detyrua që ta bënte publike ldhjen në skenë.

Elhaida Dani, e cila u konsiderua si një mollë sherri në marrëdhënien e balerinit me ish të fejuarën, u shpreh se të gjitha detyrimet e shpjegimet duhet t’i bënte balerini.

“Lidhja u bë publike gjatë Dancing në skenë, bëra armiq, edhe ne konkurrentët me njëri-tjetrin po fillonin të mendonin ‘ja Elhaida e shenjta, deri tani çfarë paska qenë duke kurdisur’. S’doja ta bëja por isha e detyruar për arsye që s’dua ti cek. Ajo gjëja më bëri të thosha ‘ju morët atë që deshët nga unë, nga të gjitha anët, ju dhashë më të mirën time, shfaqjet më të mira, por tani s’dua t’ju jap më asgjë, do strukem aty ku ndihem e mbrojtur’.

Më vinin sms të tmerrshme, vrasje, ku do të kap, ku do jesh ti. Të gjitha detyrimet e shpjegimet duhet t’i bënte Ledian Agalliaj, jo unë. Nuk e meritoja atë gjë”, deklaroi ajo në “Andale”.

“Justifikimi” i marrëdhënies

Këngëtarja Elhaida Dani u ngjit edhe në skenën e Fest 63, ku mban edhe postin si drejtore artistike, për të folur për romancën e saj me balerinin,  “justifikoi” romancën duke thënë se “u dashurova”.

“Nuk ishte një akt, një shfaqje, por një ndjesi e pastër një lidhje e vërtetë”, u shpreh këngëtarja në skenën e Fest 63, duke shtuar se “ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më ndëshkuar dhe gjykuar”, ndërsa balerini ndodhej në parapaskenë dhe e dëgjonte.

Elhaida Dani i konsideroi kritikat ndaj saj si “një takë që thyhet dhe papritur rrëzohesh”, teksa theksoi se në momentin që bëri lidhjen publike me balerinin gjatë spektaklit hapi zemrën me publikun.

“Por si në një tavernë greke, ku pjatat thyen pa mëshirë, edhe zemra ime u thye. 3 ditë mjaftuan që gjithçka të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin dhe nuk e kuptonin zemrën time, më dënuan pa mëshirë”, shprehej artistja në atë kohë.

Ndonjëherë nuk janë dritat e skenës ato që të verbojnë por janë hijet e paragjykimeve që të ndjekin pas.

Isha në atë sallë, në atë skenë duke kërcyer, duke ndjerë çdo hap, ritëm dhe ndodhi ajo që nuk e kishte parashikuar askush. U dashurova! Ku je? (I drejtohet balerinit dhe shikon nga salla) Ku të kam? Nuk ishte një akt, një shfaqje, por një ndjesi e pastër një lidhje e vërtetë.

Por ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më ndëshkuar dhe gjykuar.

E keqja është që ti e ndjen shumë thellë, si një takë që të thyhet papritur dhe rrëzohesh. Edhe unë u rrëzova, u rrëzova para syve që vëzhgonin çdo lëvizje timen, çdo hap, çdo shikim timin. E çuditshme është shumë sepse si artist, ti zgjedh ti hapësh zemrën publikut, të gjithëve. Por si në një tavernë greke, ku pjatat thyen pa mëshirë, edhe zemra ime u thye. 3 ditë mjaftuan që gjithçka të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin dhe nuk e kuptonin zemrën time, më dënuan pa mëshirë. Unë mbeta aty e brishtë, e thyer, por unë jam mësuar të luftoj. Jam rritur me ëndrrën për të fituar, jam rritur me ëndrrën për të qenë ajo që nëna ime më thotë me krenari ‘kjo është vajza ime’.

Askush nuk të përgatit për momentet kur zemra jote bëhet objekt gjykimi, kur jeta jote private shndërrohet në një spektakël publik. Ata më thanë thjesht ‘ti nuk je e mirë’. Si mund të përgjigjesh kur je bërë copë, kur një takë thyhet, ajo nuk flet, vetëm shkëputet dhe unë në atë moment ndjeva diçka brenda meje u këput, por jo përgjithmonë. Unë e di që bota e një artisti mund të jetë mizore, çdo lavdërim dhe çdo sharje e ka fuqinë të të ndryshojë, të të bëjë më të fortë ose të të thyejë, dhe unë e mora dhimbjen dhe shndërrova në forcë. Sepse e di që nuk mund t’i pëlqesh të gjithëve, nuk mund ta detyrosh botën të të dojë, por mund të vazhdosh të jesh e sinqertë e veten tënde.

Kam derdhur lot për ata që u përpoqën të më thyenin, të më përdornin, të më përndiqnin dhe më gjykuan.

Në fund çdo gjë është për dashurinë time, sepse është dashuria ajo që të mban lotët me të cilët ndan dhimbjen dhe gjen forcën, këtë gjë nuk na e rrëmben askush. Prapë unë sot kthehem në skenë, i besoj botës një copë të jetës sime, zemrës time.

Previous ArticleMos e hapni këtë e-mail, policia paralajmëron për mashtrim online me rrezik
Next Article Meriton Mjekiqi: Kam humbur çdo kontakt me djalin, do ta kërkoj deri në fund

Related Posts

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

August 21, 2026

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026

“Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je

August 21, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët
  • Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime
  • Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund
  • “Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je
  • Pas largimit nga Vizion Plus, Syrjan Rahova drejt Big Brother VIP 6?
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

Pas disa vitesh larg Mbretërisë së Bashkuar, Princi Harry dhe Meghan Markle raportohet se po…

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026

“Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je

August 21, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?