Syrjan Rahova i dha fund drejtimit të “Mes’ditë”, por a është ky fundi i një kapitulli apo fillimi i një aventure shumë më të madhe televizive?
Vetë moderatori e bëri të ditur vendimin përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se tashmë do të fokusohet në “projekte të reja” dhe duke e mbyllur mesazhin me një fjali që ka lënë vend për shumë interpretime:
“Drita e kuqe do ndizet e ne do të shihemi shumë shpejt sërish!”
Dhe pikërisht kjo fjali ka ndezur një tjetër pyetje në botën e televizionit: A mund të jetë Syrjan Rahova një nga emrat e rinj të “Big Brother VIP Albania 6”?
Burime të sigurta bëjnë me dije se emri i moderatorit është përmendur në bisedat për projektet e reja televizive të sezonit. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por largimi i tij nga “Mes’ditë”, i shoqëruar me paralajmërimin për një rikthim të shpejtë në ekran, ka bërë që dyshimet të shtohen.
Dhe nëse “drita e kuqe” që përmendi Syrjani është pikërisht ajo që të gjithë po mendojmë?
Atëherë mund të kemi një banor të ri në shtëpinë e Big Brother VIP 6.
Për momentin, vetëm një gjë është e sigurt: Syrjani po përgatitet për një lëvizje të re televizive.
