Ronaldo Sharka ishte i ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku komentoi mbi emrat e përfolur për edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, i cili flitet që do të startojë në dhjetor.
Sharka i referohet edhe deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, e njohur për lapsuset dhe deklaratat e saj në Kuvend. Ai tha se reality show mund t’i shërbente më shumë Çaushit sesa politika, duke sugjeruar se eksperienca do të mund ta ndihmonte në zhvillimin e saj personal dhe social.
Mes emrave të tjerë të mundshëm për shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, Sharka përmendi Arbenita Ismajli, Erik Fullani, Shpat Kasapi dhe Finem.
Ai komentoi për arsimimin e Çaushit:
“Do kuptonim pse Zegjineja është kaq e paarsimuar. Ndoshta ka trauma. Vërtet ka diplomë, por mënyra se si e ka marrë nuk tregon gjithçka. Big Brother do ta ndihmonte më shumë sesa politika. Megjithatë, Zegjineja mbetet një figurë e rëndësishme për Partinë Socialiste.”
