• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Thuajini LAMTUMIRË goditjeve në tru! /Shkencëtarët krijojnë mikrorobota që lëvizin në gjak dhe shpërndajnë ilaçe me saktësi

November 19, 2025

“Ik moj, mos më merr”/ Bora Zemani tregon telefonatën e çuditshme me Romeo Veshajn

November 19, 2025

Studimi: Ushqimet ultra të përpunuara përbëjnë një kërcënim global për shëndetin

November 19, 2025
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»KRONIKE»Shqipëria goditet të shtunën nga i ftohti polar, sinoptikania: Më 27 nëntor vjen një tjetër fenomen
KRONIKE

Shqipëria goditet të shtunën nga i ftohti polar, sinoptikania: Më 27 nëntor vjen një tjetër fenomen

November 19, 2025No Comments2 Mins Read

Sinoptikania Lajda Porja bëri parashikimin e motit për fundjavën dhe ditët në vijim. Sipas saj, të shtunën në mbrëmje pritet depërtimi i një mase të ftohtë polare në Shqipëri, e cila ka prekur aktualisht Europën Qendrore.

Kjo do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet do të jenë më të pakta. Temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërsa reshjet do të vazhdojnë të jenë prezente deri të hënën, me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në zonat malore.

“Të shtunën në mbrëmje presim depërtimin e një mase të ftohtë polare, e cila është futur në Europën Qendrore. Do të kemi dëborë në zonat malore veri-lindje do të ketë më shumë dhe më pak qarku i Korçës, do të bien temperaturat. Parashikohet që reshjet të mbeten prezente të dielën dhe të hënën e javës që vjen. Shi në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonën malore. Moti është i paqëndrueshëm”, tha Porja në një intervistë televizive.

Porja paralajmëroi se episodi i ftohtë do të vazhdojë deri të martën, me temperatura që në zonat malore mund të bien deri disa gradë nën zero.

Të mërkurën e javës tjetër pritet një rritje e temperaturave dhe rikthim i reshjeve, me një fenomen të shkurtër më 27 të muajit, që mund të sjellë reshje të dendura, veçanërisht në veri dhe pjesërisht në qendër.

“Do të kemi episodin e ftohtë i cili do të jetë 0, deri në disa gradë nën zero në zonat malore, të shtunën, të dielën, të hënën dhe deri ditën e martë. Të mërkurën e javës tjetër rriten temperatura, rikthehen reshjet, ka sinjale që data 27 të ketë një tjetër fenomen, i cili fatmirësisht do të qëndrojë shumë pak, por do të sjellë dhe do të prodhojë reshje të dendura. Më shumë është veriu, por kësaj here është pjesërisht edhe qendra.”

Në disa zona ekziston rreziku për përmbytje, për shkak të lagështisë së lartë të tokës pas periudhës së reshjeve. Deri më 28 nëntor, moti pritet të mbetet i paqëndrueshëm.

“Në zona të caktuara do të ketë rrezik për përmbytje, sidomos pas kësaj periudhe ku toka është e tejngopur me lagështirë, edhe sikur një episod i vogël me reshje të bjerë është fatal për zonat që janë përmbytur. Deri nga data 28 moti është i paqëndrueshëm.”

Previous ArticleSkandali i “tualetit të artë” që po i afrohet Zelensky-t/ Miku i presidentit akuzohet për skemë korrupsioni prej 86 milionë eurosh
Next Article Studimi: Ushqimet ultra të përpunuara përbëjnë një kërcënim global për shëndetin

Related Posts

Po hynte në traget në portin e Barit, shoferi shqiptar përfundon në det!

November 19, 2025

Maturanti dhe kushërira e tij 12 vjeçare dhunohen me shkopa bejsbolli nga katër të rinj

November 14, 2025

SHBA përfshihet nga vala e të ftohtit, temperaturat do të arrijnë nën zero

November 9, 2025

Më rrahën kudo/ 38-vjeçarja rrëfen si u rrëmbye në Irak dhe si iku me videomesazhe të koduara!

November 6, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Thuajini LAMTUMIRË goditjeve në tru! /Shkencëtarët krijojnë mikrorobota që lëvizin në gjak dhe shpërndajnë ilaçe me saktësi
  • “Ik moj, mos më merr”/ Bora Zemani tregon telefonatën e çuditshme me Romeo Veshajn
  • Studimi: Ushqimet ultra të përpunuara përbëjnë një kërcënim global për shëndetin
  • Shqipëria goditet të shtunën nga i ftohti polar, sinoptikania: Më 27 nëntor vjen një tjetër fenomen
  • Skandali i “tualetit të artë” që po i afrohet Zelensky-t/ Miku i presidentit akuzohet për skemë korrupsioni prej 86 milionë eurosh
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
LIFESTYLE

Thuajini LAMTUMIRË goditjeve në tru! /Shkencëtarët krijojnë mikrorobota që lëvizin në gjak dhe shpërndajnë ilaçe me saktësi

Shkencëtarët në Zürich kanë krijuar një nga teknologjitë më premtuese në mjekësinë moderne: mikrorobota më…

“Ik moj, mos më merr”/ Bora Zemani tregon telefonatën e çuditshme me Romeo Veshajn

November 19, 2025

Studimi: Ushqimet ultra të përpunuara përbëjnë një kërcënim global për shëndetin

November 19, 2025

Shqipëria goditet të shtunën nga i ftohti polar, sinoptikania: Më 27 nëntor vjen një tjetër fenomen

November 19, 2025
Instagram YouTube
© 2025 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?