Ilir Vrenozi ka lënë garën e “Big Brother VIP Albania 5”. Ai ka vendosur që të largohet nga shtëpia, pasi thotë se nuk ndihet mirë dhe nuk e përballon dot.
“Nuk e përballoj dot jam i sëmurë”, i tha ai Stenaldos, teksa kanë shpërthyer të dy në lot duke u përshëndetur.
Menjëherë pas daljes nga shtëpia, Iliri ka shpjeguar më tej për gjendjen e tij.
“Një muaj aty mu duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu. Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri.
Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes. Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty.
Mua më kanë dashur aty”, tha ai.
