Pas hyrjes së një banori të ri në shtëpinë e “BBV” mbrëmjen e djeshme, i cili u prezantua në mënyrë ironike sikur të ishte i dashuri i Lornës, banorja vendosi të reagonte në lidhje me ketë.
Lorna përfitoi nga momenti për të bërë një urim të veçantë për ditëlindjen e partnerit të saj, duke zbuluar për herë të parë identitetin e tij. Lorna tregoi se partneri i saj quhet Dren dhe më pas u zbulua se bëhet fjalë për një reper shqiptar.
Dren Kaleci prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe zhvillon karrierën e tij artistike. Urimi u bë me rastin e ditëlindjes së tij të 39-të dhe u shoqërua me fjalë të ndjera, duke treguar se pavarësisht distancës fizike, lidhja e tyre mbetet e fortë. Ky moment emocional u prit me interes të madh nga publiku dhe banorët, duke hedhur më shumë dritë mbi jetën personale të banores pasi ka qenë më e rezervuar.
Dren Kaleci

