• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Ky produkt që përdorim çdo ditë në kuzhinë mund të dëmtojë shëndetin e zemrës

October 26, 2026

Si ta kombinoni: Harrojeni të zezën, kjo është ngjyra që po fiton terren këtë sezon

October 26, 2026

Zyrtare këta janë konkurrentët e “Big Brother VIP Kosova 5”

October 26, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»FASHION»Si ta kombinoni: Harrojeni të zezën, kjo është ngjyra që po fiton terren këtë sezon
FASHION

Si ta kombinoni: Harrojeni të zezën, kjo është ngjyra që po fiton terren këtë sezon

October 26, 2026No Comments3 Mins Read

Ndërsa ditët shkurtohen dhe garderoba kalon drejt nuancave më të ngrohta, një ngjyrë rikthehet për të marrë vëmendjen që meriton: bordo. E thellë, elegante dhe me një intensitet që i jep karakter çdo kombinimi, ajo është një nga zgjedhjet më të bukura të sezonit. Pas dominimit të kafesë në veshjet e muajve të fundit, moda po i drejtohet nuancave të verës së kuqe, duke u dhënë kombinimeve të përditshme një pamje më të pasur dhe më interesante.

Si ta kombinoni: Harrojeni të zezën, kjo është ngjyra

Në koleksionin vjeshtë-dimër të Miu Miu, bordo shfaqet në veshje të sipërme, duke u përshtatur me estetikën e markës. Bukuria e kësaj ngjyre qëndron pikërisht te aftësia për t’u përshtatur me stile të ndryshme. Një xhaketë bordo mund të krijojë një pamje klasike, ndërsa një çantë lëkure në të njëjtën nuancë i jep një prekje më të veçantë edhe kombinimit më të thjeshtë.

Edhe Chanel e ka përfshirë këtë ngjyrë në koleksionin e ri, duke e sjellë në veshje dhe aksesorë. E lidhur prej kohësh me astarin e çantave ikonike të shtëpisë franceze, bordo del këtë sezon në plan të parë, duke rifreskuar kodet klasike të markës pa humbur elegancën që e karakterizon.

Si ta kombinoni: Harrojeni të zezën, kjo është ngjyra

Ajo që e bën bordonë kaq tërheqëse është ekuilibri mes ngrohtësisë dhe sensualitetit. Më e butë se e zeza, por më e thellë se kafeja, ajo funksionon si në veshjet e përditshme, ashtu edhe në kombinimet për mbrëmje. Një triko bordo me xhinse krijon një pamje të thjeshtë, por të kuruar, ndërsa një fustan ose fund lëkure në këtë nuancë i jep veshjes më shumë karakter.

Si ta kombinoni: Harrojeni të zezën, kjo është ngjyra

Aksesorët janë mënyra më e lehtë për ta provuar këtë trend. Një çantë e strukturuar, një palë çizme të larta, doreza ose një rrip në ngjyrë bordo mund të ndryshojnë tërësisht pamjen e një kombinimi. Mjafton një çantë bordo me xhinse dhe xhaketë për t’i dhënë veshjes një tjetër dimension, ose një palë çizme në këtë nuancë për ta bërë më interesant një fustan minimalist.

Si ta kombinoni: Harrojeni të zezën, kjo është ngjyra

Sa i përket kombinimeve, bordo me të zezën mbetet një nga zgjedhjet më elegante të sezonit. E zeza thekson thellësinë e bordosë, ndërsa kjo e fundit i shton ngrohtësi pamjes. Një triko bordo me pantallona të zeza, një fund lëkure me një bluzë të zezë ose një çantë bordo mbi një kombinim total black janë ide që funksionojnë pa shumë përpjekje.

Si ta kombinoni: Harrojeni të zezën, kjo është ngjyra

Për ato që preferojnë të vishen me të njëjtën ngjyrë nga koka te këmbët, kombinimet monokromatike janë një tjetër mënyrë për ta përqafuar trendin. Sekreti është të luani me teksturat: një triko e butë me një fund lëkure, një xhaketë leshi mbi një fustan të rrjedhshëm ose materiale mat të kombinuara me sipërfaqe të shkëlqyeshme i japin pamjes thellësi dhe lëvizje.

Si ta kombinoni: Harrojeni të zezën, kjo është ngjyra

Bordo nuk është thjesht një ngjyrë që shfaqet për pak javë në pasarelat e modës. Ajo ka elegancën e një nuance klasike dhe fleksibilitetin për t’u përshtatur me stile të ndryshme, nga kombinimet minimaliste deri te veshjet më të guximshme. Këtë vjeshtë, mund ta vishni në një pjesë të vetme që bie në sy ose ta bëni elementin kryesor të garderobës suaj.

Si ta kombinoni: Harrojeni të zezën, kjo është ngjyra

Previous ArticleZyrtare këta janë konkurrentët e “Big Brother VIP Kosova 5”
Next Article Ky produkt që përdorim çdo ditë në kuzhinë mund të dëmtojë shëndetin e zemrës

Related Posts

Kris Jenner sjell në jetë një ikonë të Elizabeth Taylor, me pelerinën legjendare të vitit 1969

October 25, 2026

6 gjëra që duhen larë në tetor, para se të ftohet koha

October 20, 2026

Vjeshta ka bjonden e saj të preferuar dhe është më e bukur nga sa mendoni

October 20, 2026

Xhaketa ‘e gjyshes’ rikthehet në modë këtë vjeshtë, por me një pamje krejt ndryshe

October 20, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Ky produkt që përdorim çdo ditë në kuzhinë mund të dëmtojë shëndetin e zemrës
  • Si ta kombinoni: Harrojeni të zezën, kjo është ngjyra që po fiton terren këtë sezon
  • Zyrtare këta janë konkurrentët e “Big Brother VIP Kosova 5”
  • E trishtë/ Dj Dagz humb të atin! Prej disa ditësh po luftonte për jetën
  • Era Istrefi shfaqet në foto me reperen e famshme amerikane, çfarë po “zien”?
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
HEALTH & BEAUTY

Ky produkt që përdorim çdo ditë në kuzhinë mund të dëmtojë shëndetin e zemrës

Zemra është një nga organet më të rëndësishme të trupit dhe shëndeti i saj ndikohet…

Si ta kombinoni: Harrojeni të zezën, kjo është ngjyra që po fiton terren këtë sezon

October 26, 2026

Zyrtare këta janë konkurrentët e “Big Brother VIP Kosova 5”

October 26, 2026

E trishtë/ Dj Dagz humb të atin! Prej disa ditësh po luftonte për jetën

October 26, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?