• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

“Kapi ijet e Victorias”/ Skenat në dasmën e Broklyn dhe Nicolas, që e bënë nusen të shpërthente në lot

January 23, 2026

Zbulohet se kush është vëllai i Selin dhe i dashuri i Gretës që po komentohet shumë në BBV

January 23, 2026

La pas ‘Titanic’ dhe ‘La La Land’ në Oscars: “Sinners” hyn në histori

January 23, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Vizitoi “VIP-at” e Big-ut në shtëpi, mjeku: Eksperimente sociale televizive
SHOW BIZ

Vizitoi “VIP-at” e Big-ut në shtëpi, mjeku: Eksperimente sociale televizive

January 23, 2026No Comments3 Mins Read

Një ftesë profesionale, në dukje rutinë, u shndërrua papritur në një përvojë të pazakontë reflektimi per mjekun Gramos Hodaj.

Ajo që pasoi per mjekun ishte një ditë pune e zakonshme në thelb, por me një jehonë krejt të pazakontë, per ate qe tashme quhet ‘VIP’ ne vendin tonë.

Postimi:

Mbresat e një dite mes “VIP-ash”

Javën që lamë pas, kur stafi drejtues i Poliklinikës Universitare Barleti më njoftoi se isha përzgjedhur, së bashku me dy asistente, për të kryer një kontroll shëndetësor për banorët e “Shtëpisë më të famshme në Shqipëri” Big Brother VIP, ndjeva një hezitim të natyrshëm.

U gjenda përballë një dyzimi të heshtur, si ai çasti kur arsyeja dhe intuita kërkojnë secila fjalën e fundit.

“Nuk besoj se jam zgjedhja e duhur,” reagova instinktivisht.
“Pse jo?” ma kthyen njëzëri.

Na duhet një mjek me përvojë dhe me ndjeshmëri për etikën e spektaklit.
Druaja se nuk do mund të vizitoja kaq shumë “VIP-a” brenda një dite, një shqetësim që nuk i lëkundi bindjet e drejtuesve.
Edhe dy asistentet që do të më shoqëronin e ndienin peshën e padukshme të kësaj përvoje, nga kamerat që s’të lënë vetëm, dritat që s’të falin hijet, publiku që te sheh pa pyetur.

Gjithçka dukej më e zhurmshme se heshtja profesionale ku jemi mësuar të punojmë.

Të premten ishim brenda shtëpisë. i vizituam të gjithë banorët.. Në thelb, një ditë pune e zakonshme, por me një jehonë të pazakontë.

Kamerat ndiqnin lëvizjet tona, por ne ndiqnim pulsin. Dritat ndriçonin fytyra, ndërsa ne kërkonim shenja lodhjeje, tensioni, ankthi, gjëra të vogla që nuk duken në ekran.
Aty ku fama peshon më shumë se heshtja, mjekësia mbetet një akt i thjeshtë njerëzor.
Pas përfundimit të vizitave, mesazhet e përgëzimit më erdhën pa fund, sikur të kishte ndodhur diçka jashtë normales.
Nuk do ta kisha menduar kurrë se një ditë kaq e zakonshme për mua do të më vendoste simbolikisht në të njëjtin emërtim, “VIP” përkrah banorëve, opinionistëve, moderatorëve e skenaristëve.

Edhe sot, teksa shkruaj këto rreshta, mbetem i paqartë për kriteret që e përkufizojnë këtë titull.

Shumica e banorëve ishin të panjohur për mua, dhe nuk gjeja në kujtesë ndonjë vepër, gjurmë a kontribut, që ta lidhja emrin me fytyrën.

Por ndoshta kjo është shenja e kohës ku jetojmë, famë pa histori, zë pa thellësi dhe dritë pa nxehtësi.

Nuk i kam ndjekur kurrë këto eksperimente sociale televizive.

Ndaj e gjej të vështirë të shpreh nëse shërbejnë për edukimin e shoqërisë apo thjesht për argëtimin e saj.

Kur dola nga shtëpia, kuptova se “VIP” është një fjalë elastike e përkoshme, që zgjatet e tkurret sipas kohës.

Diku kam lexuar se nëse njerëzit e vegjël bëjnë hije të madhe, atëherë dielli me siguri është duke perënduar.

Ashtu si hijet që zgjaten në muzg, edhe glorifikimi i njerëzve pa merita është shenjë se drita e mençurisë së shoqërisë po zbehet, duke u fshehur bashkë me diellin pas horizontit.

Megjithatë, për ekipin tonë mjekësor, kjo mbetet një përvojë e veçantë. Brenda atyre mureve, përtej famës dhe spektaklit, ne gjetëm thjesht njerëz dhe i trajtuam si të tillë.

Gjej rastin të falënderoj të gjithë banorët për përqasjen e ngrohtë dhe respektin e treguar, ndaj nesh, dhe t’u uroj suksese në rrugëtimin e tyre jetësor. aty ku drita e vërtetë matet jo nga reflektorët, por nga gjurmët që lë pas.

PS. Edhe këto foto bashkë me mesazzhet janë postuar nga ndjeksit e mi.

Previous ArticleMotra e Mateos reagon për raportin e tij me Brikenën: Nuk ngrihet dinjiteti jot kur drejton gishtin ndaj dikujt tjetër
Next Article La pas ‘Titanic’ dhe ‘La La Land’ në Oscars: “Sinners” hyn në histori

Related Posts

“Kapi ijet e Victorias”/ Skenat në dasmën e Broklyn dhe Nicolas, që e bënë nusen të shpërthente në lot

January 23, 2026

Zbulohet se kush është vëllai i Selin dhe i dashuri i Gretës që po komentohet shumë në BBV

January 23, 2026

Motra e Mateos reagon për raportin e tij me Brikenën: Nuk ngrihet dinjiteti jot kur drejton gishtin ndaj dikujt tjetër

January 23, 2026

Alfio Rrotani dhe Joana rrëfejnë për herë të parë historinë e dashurisë: Tentova ta puthja, hëngra shpullë

January 22, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • “Kapi ijet e Victorias”/ Skenat në dasmën e Broklyn dhe Nicolas, që e bënë nusen të shpërthente në lot
  • Zbulohet se kush është vëllai i Selin dhe i dashuri i Gretës që po komentohet shumë në BBV
  • La pas ‘Titanic’ dhe ‘La La Land’ në Oscars: “Sinners” hyn në histori
  • Vizitoi “VIP-at” e Big-ut në shtëpi, mjeku: Eksperimente sociale televizive
  • Motra e Mateos reagon për raportin e tij me Brikenën: Nuk ngrihet dinjiteti jot kur drejton gishtin ndaj dikujt tjetër
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
LIFESTYLE

“Kapi ijet e Victorias”/ Skenat në dasmën e Broklyn dhe Nicolas, që e bënë nusen të shpërthente në lot

“Vendosi duart mbi ijet e Victorias”, thuhet se iu tha Brooklyn Beckham gjatë momentit të…

Zbulohet se kush është vëllai i Selin dhe i dashuri i Gretës që po komentohet shumë në BBV

January 23, 2026

La pas ‘Titanic’ dhe ‘La La Land’ në Oscars: “Sinners” hyn në histori

January 23, 2026

Vizitoi “VIP-at” e Big-ut në shtëpi, mjeku: Eksperimente sociale televizive

January 23, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?