Në një kohë kur në qendër të vëmendjes janë vendosur videot intime, pjesë të të cilave janë personazhe të estradës, përfshirë këtu kompozitorin Adi Hila dhe disa këngëtare, një mesazh i ngrohtë ka ardhur për Klaudia Mikeli Hila.
Në një kohë kur e vëmendje e të gjithë njerëzve është te videot intime, këngëtarja Vesa Smolica kthehet pas në kohë duke treguar katër muajt e jetës së saj kur jetoi me familjen Hila. Vesa ishte vetëm 14 vjeçe, kur pranoi ftesën për në spektaklin “Këngët e Shekullit” dhe Klaudia Hila i hapi derën dhe u kujdes për të njëjtë si për vajzat e saj.
“Shkoja me të çdo mëngjes në Teatrin e Kukullave, në punën e saj. Jetoja me familjen e saj, haja në tryezën e tyre me duart e saj dhe flija në të njëjtën dhomë me vajzat e saj. Në një moshë kur kisha për më shumë siguri, ajo më dha pikërisht atë.”, shkruhet përgjatë rreshtave të Vesës, të publikuar pasditen e kësaj të premteje.
Mirënjohëse për të gjitha të mirat dhe koha që ka kaluar me Klaudia Hilën, Vesa Smolicia ka vijuar me reagimin e saj duke shkruar fjalë zemre për femrën që i hapi derën në një moshë delikat. Ndërsa reagimin e saj artistja e vijon duke theksuar se nuk është e drejtë që dy vajzat e familjes Hila, Meryl dhe Ketlin të mbajnë mbi supe peshën, turpin apo gjykimin e njerëzve.
Reagimi i Vesa Smolicës, mbyllet me fjalë zemre për Klaudian, për të cilën shkruan: Mos harro kush je, mos harro sa njerëz e dinë kush ke qenë dhe je për ta. Unë jam një prej tyre. Të kam njohur atëherë, nuk të harroj sot! Të uroj forcë. Të uroj dinjitet. Të uroj të gjesh brenda vetes atë gruan e fortë që unë e kam njohur atëherë dhe që besoj ke qenë gjithmonë! Me dashuri Vesa.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
