• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Arbana Osmani rikthehet në ekran, do të drejtojë “Ferma VIP”! Emrat e personazheve që ka kërkuar!
SHOW BIZ

Arbana Osmani rikthehet në ekran, do të drejtojë “Ferma VIP”! Emrat e personazheve që ka kërkuar!

February 7, 2026No Comments3 Mins Read

Tashmë nuk ka dyshime, Arbana Osmani do të rikthehet në ekran. Burime kanë konfirmuar se moderatorja do të drejtojë “Ferma VIP”, duke u rikthyer kështu tek spektaklet ‘reality’. Vetë Arbana deri më tani ka preferuar që mos të flasë për këtë sipërmarrje të sajën, por detajet kanë nisur që të qarkullojnë.

Sezoni i ardhshëm i “Ferma VIP” do të nisë në mars, duke ardhur totalisht me një koncept të ri televiziv. Një ndër kushtet që Arbana ka vendosur është që të ketë ‘dorë të lirë’ edhe tek përzgjedhja e kastit. Dhe nga ajo që kemi mundur të mësojmë, është se këtë vit, emrat e VIP-ave që do të marrin pjesë, do të jenë personazhe më të njohur se vitet e shkuara.

Ndër emrat e përfolur janë edhe disa nga personazhet e “Big Brother” ndër vite, që kanë qenë edhe të ftuar në emisionin e Arbanës në “Mirëmbrëma Yje”. Por jo vetëm moderimi do të jetë risi. Edhe regjia do të jetë tërësisht e re, nën drejtimin e Eduart Grishajt.

Rikthimi në ekran i saj, nënkupton edhe disa kushte që prezantuesja i ka vendosur produksionit, si për pagesën, ashtu edhe për kastin e personazheve që do të marrin pjesë në këtë spektakël.

Ajo çfarë dihet me siguri është fakti se një ofertë shumë bujare është bërë për të, të cilën vetë Arbana ka vendosur që ta pranojë. Është aluduar në rrjet për largimin e saj nga televizioni ku punoi për vite me radhë në programe të ndryshme, ajo i dha të gjitha përgjigjet. Këto të fundit, nuk i përngjasojnë atyre që shpesh jemi mësuar të dëgjojmë. “2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale.

Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e ‘Big Brother’, më thoshte se po ja fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!”, – u shpreh prezantuesja.

Previous ArticleBaby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme: Lëre gruan se nuk të bëri djalë
Next Article Xhensila Myrtezaj publikon këngën thumbuese për Bes Kallakun? A është dedikim për aktorin?

Related Posts

Anxhela Peristeri zbulon se është në një lidhje dashurie prej vitesh: Jemi shumë mirë në guaskën tonë

November 21, 2026

Fifi rikthehet në Prishtinë, zbulon datën e konceritit “Me laps e letër”: Mezi po e pres …

November 21, 2026

Vesa dhe Big Basta flasin për thashethemet e ndarjes dhe zgjerimin e familjes: Duam t’i bëjmë Liamit një motër ose vëlla

November 21, 2026

Meghan Markle përballet me një tronditje të rëndë familjare pas arrestimit të të atit: Është e shkatërruar

November 20, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • OKO Group Albania – Nga pajisjet profesionale te zgjidhjet për gastronominë
  • AAR Consulting GmbH-Shërbime financiare dhe konsulencë profesionale
  • Everest Shpk- Një emër që bashkon industrinë dhe ndërtimin
  • Art Gent Furniture-Përtej mobilimit, aty ku idetë marrin formë
  • Proteinat nuk janë trend: Udhëzuesi i saktë i sasisë që ju duhet
Don't Miss
TREND BUSINESS

OKO Group Albania – Nga pajisjet profesionale te zgjidhjet për gastronominë

Në një industri ku cilësia dhe funksionaliteti bëjnë diferencën, pajisjet dhe zgjidhjet e duhura janë…

AAR Consulting GmbH-Shërbime financiare dhe konsulencë profesionale

November 21, 2026

Everest Shpk- Një emër që bashkon industrinë dhe ndërtimin

November 21, 2026

Art Gent Furniture-Përtej mobilimit, aty ku idetë marrin formë

November 21, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?