• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Meghan Markle përballet me një tronditje të rëndë familjare pas arrestimit të të atit: Është e shkatërruar
SHOW BIZ

Meghan Markle përballet me një tronditje të rëndë familjare pas arrestimit të të atit: Është e shkatërruar

November 20, 2026No Comments2 Mins Read

Situata e krijuar pas arrestimit të Thomas Markle Sr. ka prekur rëndë emocionalisht vajzën e tij, Meghan Markle. Dukesha e Sussex raportohet se po përjeton ditë të vështira pas akuzave tepër të rënda të ngritura ndaj të atit, 82-vjeçarit, i cili u arrestua në Florida nën dyshimin për posedim të materialeve pornografike me të mitur.

Një person pranë Meghanit ka rrëfyer për revistën “People” se ajo është thellësisht e tronditur nga ngjarja, veçanërisht për shkak të historisë së marrëdhënies së saj me të atin.

“Meghan është e shkatërruar. Bëhet fjalë për të atin, një person të cilit i ka besuar dhe me të cilin ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt për vite me radhë”, ka deklaruar burimi.

Në këtë periudhë të vështirë, ajo po gjen mbështetje te njerëzit e saj më të afërt dhe, sipas të njëjtit burim, është e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet për hetimin. Edhe nëna e saj, Doria Ragland, thuhet se ka ndihmuar FBI-në në identifikimin e Thomasit në disa fotografi që lidhen me hetimin për abuzimin seksual të fëmijëve.Marrëdhënia e ngushtë me të ëmën duket se ka marrë një rëndësi edhe më të madhe në këto momente. Meghan dhe Doria kanë qëndruar pranë njëra-tjetrës dhe kanë komunikuar vazhdimisht gjatë zhvillimeve të fundit.

Ndërkohë, sipas dokumenteve gjyqësore, gjatë kontrolleve në një ambient magazinimi që i përkiste Thomasit janë gjetur fotografi me përmbajtje seksuale, ku dyshohet se ai shfaqet në akte abuzive ndaj vajzave para pubertetit. Ai i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Pas daljes së parë para gjykatës, Thomas ishte liruar me kusht dhe ishte kthyer në qendrën ku merrte kujdes për shkak të demencës, nën mbikëqyrje elektronike.

Megjithatë, situata mori një tjetër drejtim të hënën, kur ai dyshohet se hoqi pajisjen elektronike të monitorimit. Ky veprim çoi në anulimin e lirimit të tij dhe arrestimin e dytë. Aktualisht, 82-vjeçari ndodhet në paraburgim.

Previous ArticleSefa Wine -Një emër i ndërtuar mbi pasionin për verën
Next Article U harruan për disa sezone, por këto çizme po rikthehen: 5 mënyra për t’i kombinuar

Related Posts

Moderatorja britanike shtatzënë në moshën 59-vjeçare, zbulon surprizën live në transmetim

November 19, 2026

“Nuk dinë as të flasin”, Rike Roçi thumbon moderatorët dhe bën rrëfimin për tradhtinë

November 19, 2026

A do të rikthehet RBD në skenë? Karol G mund të bëjë realitet surprizën e madhe!

November 17, 2026

Fjoralba Ponari përlotet teksa kujton nënën e ndjerë: “Për thuajse një vit nuk e kam parë as në ëndërr”

November 16, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • 5 punime që duhet të bësh në shtëpinë e re para se të shpërngulesh
  • 5 palltot që do t’ju bëjnë të prisni me padurim ditët e ftohta
  • Cilat janë frutat e thata më të shëndetshme? 3 dietologe bien dakord për të njëjtën përgjigje
  • U harruan për disa sezone, por këto çizme po rikthehen: 5 mënyra për t’i kombinuar
  • Meghan Markle përballet me një tronditje të rëndë familjare pas arrestimit të të atit: Është e shkatërruar
Don't Miss
LIFESTYLE

5 punime që duhet të bësh në shtëpinë e re para se të shpërngulesh

Përpara se të vendosësh mobiliet dhe të merresh me dekorin, disa ndërhyrje praktike mund të…

5 palltot që do t’ju bëjnë të prisni me padurim ditët e ftohta

November 20, 2026

Cilat janë frutat e thata më të shëndetshme? 3 dietologe bien dakord për të njëjtën përgjigje

November 20, 2026

U harruan për disa sezone, por këto çizme po rikthehen: 5 mënyra për t’i kombinuar

November 20, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?