Në këte messezon dimri, tendencat e modës janë në një gjendje tranziti, mes sugjerimeve që vijnë direkt nga shtëpitë e modës dhe ndikimet e stilit të rrugëve. Duket se të dyja janë zgjedhje të cilat orientojnë busullën e atyre që janë të apasionuar pas stilit, por edhe atyre që duan të ndryshojnë pak nga pak pamjen e tyre, për vete apo për t’u bërë përshtypjë të tjerëve. Sot, ju sugjerojmë disa nga idetë më pikante të modës për sezonin dimëror, mes veshjeve, aksesorëve, ngjyrave dhe stilit.

Paleta e Ngjyrave
Filloni me ngjyrat, sepse ato janë një sinjal në semaforin e modës. Mes ngjyrëve më të preferuara dallojnë: kafe e thellë çokollate dhe blu e errët, nuacë ulliri, rozë e butë dhe e kuqe e ndezur, të gjitha të kombinuara me të bardhën klasike dimërore. Por nuanca deve janë më IN se asnjëherë, kombinuar me gjithë gamën e kafenjtë nga ato më të lehta deri te më të zbehtat.

Pallto oversize
Tashmë palltot dhe xhaketa e mëdha, të gjata dhe me pamje dramatike, të punuara me lesh artificial, do të jenë në qendër të vëmendjes. Shpesh ato dallojnë jo vetëm për faktin se janë shumë të bollshme, por edhe sepse janë të dekuara me zbukurime shtesë, duke të dhuruar ndjesinë e një stilit pompoz. Po kaq trend janë edhe palltot prej pelushi, qofshin me qime të shkurtra apo të gjata.

Silueta
Nuk është e lehtë të ndryshosh, por ata që e kanë domosdoshmëri kalimin nga një stil në tjetrin ky është çasti. Ashtu si shumë përdorues të rritur të produkteve të nikotinës e kanë zgjedhur pajisjen IQOS ILUMA, sepse ka një stil me diskret dhe është një alternativë pa tym, pa hi dhe pa zjarr, edhe ju mund të përshtatni stilin tuaj. Nëse doni një siluetë të re, piketo pulovra me vëllim, pantallona të gjera, apo kostume të lirshme, që ndryshimi juaj të dallojë menjëherë.

Pëlhura & Tekstura
Materialet dhe teksturat bazë për këtë sezon do të jenë befasi! Por ato që do të befeasojnë janë materiali prej leshi artifizial por me pamje luksoze dhe trokot komode me thurje vintage. Ndërkaq, lëkura mbetet sërish një teksturë provokuese, bashkë me kadifen e cila vjen e shoqëruar me detaje të shndritshme, xixa dhe efekte metalike, duke krijuar një efekt që e merr frymëzimin nga vitet ’70-të.

Këpucë & çizme
Për këpucët e Dimrit 2026, prisni një përzierje të guximshme mes modeleve klasike, por me pamje më të rafinuara dhe çizme të varura deri mbi gju. Mund të provoni ngjyrat e forta nga e kuqja deri tek vishnje, por po kaq IN janë edhe printime me lëkurë kafshësh, ato prej kamoshi me nuancat e tokës. Mos harroni taka me structure arkitekturore janë kriter për një pamje elegante.
