• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Arsyet kryesore përse nuk po bie nga pesha dhe si mund ta rregullosh
LIFESTYLE

Arsyet kryesore përse nuk po bie nga pesha dhe si mund ta rregullosh

March 1, 2026No Comments2 Mins Read

Mosha.

Me kalimin e viteve, trupi humbet masë muskulore dhe fiton yndyrë, duke ulur metabolizmin bazal kaloritë që digjen në pushim. Tek personat mbi 70 vjeç, ky metabolizëm mund të jetë deri në 25% më i ulët se tek të rinjtë.

Gjenetika. Disa gene ndikojnë në ndjenjën e urisë, ngopjes dhe mënyrën si trupi përdor energjinë, duke e bërë më të lehtë ose më të vështirë shtimin apo humbjen e peshës.

Seksi

Femrat zakonisht kanë përqindje më të lartë yndyre dhe më pak muskuj sesa meshkujt, gjë që ul kaloritë që digjen në pushim deri në 10% më pak për të njëjtën gjatësi trupore.

Pesha fillestare.

Personat me më shumë kilogramë për të humbur shpesh dobësohen më shpejt në fillim, sepse krijojnë një deficit kalorik më të madh. Megjithatë, ritmi ngadalësohet sa më shumë afrohet pesha objektiv.

Cilësia e ushqimit.

Dietat e bazuara në ushqime të plota fruta, perime, drithëra të plota, bishtajore dhe proteina të dobëta ndihmojnë më shumë se ushqimet e përpunuara.

Faktorë të tjerë.

Gjumi i dobët, stresi, hormonet dhe mikrobioma e zorrëve ndikojnë si në oreks ashtu edhe në mënyrën si trupi djeg ose ruan kaloritë.

Cila është dieta më e mirë?

Nuk ekziston një dietë universale për të gjithë. Metoda më efektive është ajo që krijon zakone afatgjata të shëndetshme pa masa drastike. Dietat e shpejta shpesh nuk janë të qëndrueshme dhe mund të dëmtojnë shëndetin.

Gjithashtu, pesha trupore nuk bie në mënyrë lineare. Ajo mund të ndryshojë nga dita në ditë për shkak të ujit, masës muskulore ose faktorëve të tjerë.

Ritmi i sigurt i dobësimit

Specialistët rekomandojnë humbjen e rreth 0.5–1 kilogram në javë. Ky ritëm rrit gjasat që kilogramët e humbur të jenë kryesisht yndyrë dhe që pesha të mos rikthehet.

Edhe një humbje modeste prej 5–10% e peshës trupore mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin, duke ulur tensionin e gjakut, kolesterolin dhe nivelin e sheqerit.

Rreziqet e dietave shumë të rrepta

Dietat shumë të ulëta në kalori (600–700 kalori në ditë) përdoren vetëm nën mbikëqyrje mjekësore dhe për periudha të shkurtra. Ato mund të shkaktojnë:

lodhje

kapsllëk ose diarre

mungesa ushqyese

të përziera

gurë në tëmth

rrezik për çrregullime të të ushqyerit

Kur trupi merr shumë pak energji, ai mund të ngadalësojë metabolizmin dhe të “ruajë” kaloritë, duke e bërë dobësimin edhe më të vështirë.

 

 

Previous ArticleGimbo dhe Selin shkëmbejnë puthjen e parë në BBV, momenti surprizë në dhomën e gjumit
Next Article Testi i ri i gjakut mund të parashikojë vite përpara shfaqjen e Alzheimerit

Related Posts

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

November 10, 2026

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje

November 9, 2026

E dije? Mënyra si vendos letrën higjienike mund të zbulojë këtë për personalitetin tënd

November 6, 2026

Si të kombinoni një triko me kopsa me çdo veshje të gardërobës

November 6, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Leonora Rexha Consulting Group – Nga konsulenca te investimet ndërkombëtare
  • Hani i Çepit – Larg zhurmës, pranë natyrës
  • VVSH Construction- Aty ku projektet marrin jetë
  • 148 dollarë për disa kapëse flokësh? Kalendari i Kim Kardashian shkakton zemërim
  • Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z
Don't Miss
TREND BUSINESS

Leonora Rexha Consulting Group – Nga konsulenca te investimet ndërkombëtare

Leonora Rexha Consulting Group sjell nën një emër disa fusha të rëndësishme ekspertize, duke ofruar…

Hani i Çepit – Larg zhurmës, pranë natyrës

November 10, 2026

VVSH Construction- Aty ku projektet marrin jetë

November 10, 2026

148 dollarë për disa kapëse flokësh? Kalendari i Kim Kardashian shkakton zemërim

November 10, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?