Babai i Selin, Toni Bollati, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Fan Club”, ku komentoi raportin e vajzës së tij me Gimbon, si edhe largimin e Gretës nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.
Duke folur për Gimbon, Bollati u shpreh se e konsideron atë si djalin e tij, për aq kohë sa ai qëndron pranë vajzës së tij brenda shtëpisë.
“Gimbon e shoh pa hequr asnjë presje, njësoj si djalin tim, për aq kohë sa do të jetë në krah të vajzës sime. Do bëj të njëjtën gjë që çdo prind bën për fëmijët e tij. Në këtë rast edhe për Gimbon do të jem mbështetës”, u shpreh ai.
Ai u bëri gjithashtu thirrje familjarëve të Gimbos dhe publikut që ta mbështesin në televotimin aktual.
“I kërkoj familjes së Gimbos ta mbështesë djalin e tyre, ashtu si edhe publikut, sidomos në Kosovë, që ta mbështesë në këtë televotim të vështirë. Nëse loja është e sinqertë, Gimbo do të vazhdojë të qëndrojë aty brenda me vajzën time. Unë e dua shumë Gimbon”, tha Bollati.
Ndërkohë, ai foli edhe për Gretën, e cila u largua nga shtëpia së fundmi. Bollati zbuloi se ka komunikuar me të pas daljes dhe i ka shprehur mbështetjen e tij.
“Familja ime është shumë e madhe. Për aq kohë sa ajo është nusja ime, është edhe shtylla e shtëpisë. Kam folur me Gretën dhe i kam dhënë mbështetjen time maksimale. I kam thënë ‘të do babi fort’”, u shpreh ai.
