Një tjetër kthesë e papritur ka ndodhur në raportin mes Indrit dhe Vanesës, një nga historitë më të komentuara të momentit. Vanesa ka marrë një hap të madh duke lënë partnerin e saj për Indrin, duke treguar hapur ndjenjat dhe zgjedhjen që bëri.
Por, pavarësisht këtij vendimi, Indri ka zgjedhur të tërhiqet. Në një bisedë të drejtpërdrejtë me të, ai është shprehur i prerë: “Me ty nuk kam asgjë… për ty ndiej vetëm keqardhje.”
Kjo deklaratë ka shënuar fundin e menjëhershëm të raportit mes tyre, duke krijuar një kontrast të fortë mes veprimit të Vanesës dhe qëndrimit të Indrit. Ai ka sqaruar se nuk e fajëson atë për situatën, por as veten: “Më vjen keq për këtë që po të shkaktoj. Nuk të vë faj, por as veten nuk e fajësoj. Ky jam dhe këto janë ndjenjat e mia.”
Indri ka pranuar se nuk mund të vazhdojë një marrëdhënie vetëm për hir të momentit, duke theksuar se nuk është në gjendje të shtiret apo të qëndrojë në një raport që nuk e ndjen: “Nuk jam në gjendje… nuk kam qenë kurrë.”
