Reperi Mozzik dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, duke ndarë foto së bashku me ndjekësit.
Së fundmi, Lotina ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku çifti shfaqet i veshur me ngjyrë kafe dhe të lumtur
Dyshja duket se po shijon një romancë të qëndrueshme prej kohësh, teksa paraqiten në formë të mirë dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Megjithatë, ata kanë preferuar që lidhjen e tyre ta mbajnë shpesh larg vëmendjes së tepërt mediatike.
