• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Mesazhi i kësaj psikologeje është gjithçka që duhet të dini kur mendja ‘shkon’ në ‘vend të errët’

May 19, 2026

Si i rrisin japonezët fëmijët? Metoda që krijon respekt dhe disiplinë

May 19, 2026

Shitet për 6.49 milionë dollarë! Brenda vilës super luksoze të Selena Gomez

May 19, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Mesazhi i kësaj psikologeje është gjithçka që duhet të dini kur mendja ‘shkon’ në ‘vend të errët’
LIFESTYLE

Mesazhi i kësaj psikologeje është gjithçka që duhet të dini kur mendja ‘shkon’ në ‘vend të errët’

May 19, 2026No Comments3 Mins Read

Rastet e shumta të raportuara së fundmi për vetëvrasje dhe tentativa vetëvrasjeje tek të rinjtë kanë rikthyer në qendër të vëmendjes rëndësinë e shëndetit mendor dhe nevojën për të folur më hapur për të.

Në këtë kontekst, kemi zgjedhur të vëmë në fokusin zërin e ekspertëve, një prej të cilave, psikologia dhe psikoterapistja psikodinamike Froso Fotinaki, e cila ka ndarë një mesazh të fortë sensibilizues mbi atë që shpesh fshihet pas mendimeve vetëvrasëse, nisur nga i njëjti fenomen që ka tronditur edhe vendin fqinj, Greqinë, si për të dëshmuar se një problem i tillë nuk është lokal.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thekson se vetëvrasja nuk duhet parë si një akt dobësie apo mungese force, por si pasojë e një dhimbjeje të thellë emocionale dhe e ndjenjës se nuk ka më rrugëdalje.

“Njerëzit që mendojnë për vetëvrasje nuk duan domosdoshmërisht të vdesin. Ata duan që dhimbja e tyre të ndalet”, shkruan ajo.

Psikologia nënvizon se shumë herë shenjat paralajmëruese janë të heshtura dhe kalojnë pa u vënë re. Izolimi, mungesa e shpresës, ndryshimet e papritura në sjellje, “lamtumirat” indirekte apo edhe një qetësi e pazakontë pas një periudhe të vështirë emocionale mund të jenë sinjale alarmi që nuk duhen injoruar.

Ajo shprehet se shoqëria ende e trajton me frikë ose heshtje këtë temë, ndërsa diskutimi i hapur mund të bëjë diferencën.

“Të flasësh për vetëvrasjen nuk i shtyn njerëzit drejt saj. Përkundrazi, mund t’u japë ndjesinë se dikush i dëgjon dhe i kupton”, thekson ajo.

Sipas saj, një nga gjërat më të rëndësishme është të mos minimizohet kurrë dhimbja e dikujt. Nëse një person flet për mendime vetëvrasëse, ai ka nevojë për dëgjim, mbështetje dhe ndihmë profesionale, jo për gjykim apo fraza të tipit “do të kalojë”.

Psikologia kujton se vetëvrasja është në shumë raste e parandalueshme, nëse personat që vuajnë marrin ndihmën e duhur në kohën e duhur. Ajo inkurajon familjarët, miqtë dhe të afërmit të jenë më të vëmendshëm ndaj ndryshimeve emocionale tek njerëzit pranë tyre, sidomos tek të rinjtë.

Në fund të mesazhit të saj, ajo u drejtohet të gjithë atyre që mund të ndihen të pashpresë:

“Nuk je vetëm. Dhimbja që po ndjen është reale, por ka njerëz që mund të të ndihmojnë. Fol me dikë që i beson, me një mik, familjar apo profesionist të shëndetit mendor. Jeta jote ka vlerë.”

Nëse ju ose dikush pranë jush ka nevojë për ndihmë emocionale apo psikologjike, mund të kontaktoni:

ALO 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë dhe Adoleshentë (24 orë)

116 117 – Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza

127 – Urgjenca mjekësore

112 – Numri kombëtar i emergjencës

Të kërkosh ndihmë nuk është dobësi. Është hapi i parë drejt shërimit.

Previous ArticleSi i rrisin japonezët fëmijët? Metoda që krijon respekt dhe disiplinë

Related Posts

Si i rrisin japonezët fëmijët? Metoda që krijon respekt dhe disiplinë

May 19, 2026

Zbuloni 10 shtetet më të lumtura në botë, ja si renditet Shqipëria

April 21, 2026

Në vitin 1990, një burrë hasi rastësisht shpellën më të madhe në botë…pastaj e humbi për gati 17 vjet

April 17, 2026

Atletet e bardha si të reja brenda minutash/ Ja truket natyrale që i rikthejnë shkëlqimin pa kimikate

April 17, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Mesazhi i kësaj psikologeje është gjithçka që duhet të dini kur mendja ‘shkon’ në ‘vend të errët’
  • Si i rrisin japonezët fëmijët? Metoda që krijon respekt dhe disiplinë
  • Shitet për 6.49 milionë dollarë! Brenda vilës super luksoze të Selena Gomez
  • Ish-banorja në pritje të ëmbël? Greta Kazazi ngre dyshimet në rrjet me këtë foto
  • “Bëji krenarë prindërit e tu”/ Mënyra si Alketa Vejsiu foli për vajzën e bashkëshortit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
LIFESTYLE

Mesazhi i kësaj psikologeje është gjithçka që duhet të dini kur mendja ‘shkon’ në ‘vend të errët’

Rastet e shumta të raportuara së fundmi për vetëvrasje dhe tentativa vetëvrasjeje tek të rinjtë…

Si i rrisin japonezët fëmijët? Metoda që krijon respekt dhe disiplinë

May 19, 2026

Shitet për 6.49 milionë dollarë! Brenda vilës super luksoze të Selena Gomez

May 19, 2026

Ish-banorja në pritje të ëmbël? Greta Kazazi ngre dyshimet në rrjet me këtë foto

May 19, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?