Vera ka edhe pak ditë për të ardhur zyrtarisht, por plazhi sapo ka filluar. Të gjithë e duan detin dhe diellin, po bashkë me të mirat e kësaj stine, ka edhe disa rreziqe të cilat duhet t’i parandalojmë para se të ekspozohemi në këto mjedise. Shpesh bëhemi aq entuziastë kur shkojmë për në plazh sa harrojmë të marrin me vete një kapele, syzet e diellit, ose sende të tjera që janë më se të nevojshme. Nëse doni të shijoni në maksimum verën, ju sugjerojmë disa gjëra që duhet t’i keni me vete në çantën tuaj.

Krem me SPF të lartë
Ekspozimi i tepruar në diell, qoftë edhe gjatë ditës kur lëvizni nëpër qytet është i rrezikshëm, por kur vjen puna për plazhin, situata është edhe më alarmante. Rregulli numër 1: mos dilni nga shtëpia pa marrë me vete një krem që ju mbron nga rrezet e dëmshme. Kremrat me SPF të lartë dhe faktor nga 30 deri 50 janë ideale për të shmangur dëmtimin e lëkurës nga ekspozimi në diell, ndaj mos harroni të mbani në çantën tuaj një produkt të tillë kozmetik, për fytyrën dhe trupin. Sugjerohet gjithmonë të përdoret 30 minuta para se të ekspozoheni në diell për të pasur më shumë efekt dhe mos harroni ta aplikoni mbi lëkurë çdo 2 orë.


Solucione kundër insekteve
Për shkak të temperaturave të larta, ndodh që shumë insekte bëhen aktive dhe rrjedhimisht ‘takimi’ me to këtë sezon mund të jetë akoma më i madh. Ndaj mos harroni të merrni me vete në çantë një solucion kundër insekteve. Mushkonjat, bletët ose grerëzat, po ashtu edhe kandilat e detit, do të hasni aq tepër, ndaj duhet të keni gjithmonë një zgjidhje. Ka produkte që parandalojnë pickimet, ndaj vendosini para ekspozimit në diell, ose nëse bini pre një kafshimi, vendosni solucione që kanë efekt për të ulur dhimbjet apo djegiet.

Mos harro një powerbank
Nëse ke vendosur të shkosh në vende ku kontakti me elektricitetin është zero, mos harro të kesh me vete një powerbank i cili do t’ju mbajë ‘gjallë’ telefonin tuaj. Vetëm për telefonin, pasi për IQOS ILUMA karikimi nuk është aspak i nevojshëm. Fakti që mbajtësja dhe karikuesi i saj janë në një kuti të vetme, do të thotë që pajisja është gjithmonë gati, pa menduar për elektricitetin. Me funksionin auto-start mund të kem deri në 20 konsumime pa ndërprerje, ndërsa opsioni FlexPuff e njeh ritmin tim dhe më lejon ta përdor sa herë të dua. Teknologjia Smartcore Induction System, eliminon hirin dhe tymin, duke ofruar një përvojë më të pastër.

Syzet e diellit
Po aq të rëndësishme sa lëkura, edhe sytë duhen mbrojtur shumë gjatë verës. Edhe pse mund të josheni nga modelet më IN të momentit, mos harroni që pikë së pari duhet të zgjidhni ato që kanë mbrojte 100 për qind UV ose UV400, të cilat bllokojnë rrezet UVA dhe UVB. Jepini përparësi modeleve me skelet të madh pasi ndalojnë depërtimin e rrezeve të dëmshme, por ashtu merrni në konsideratë xhamat e polarizuar, të cilat ulin shkëlqimin nga sipërfaqet si uji dhe rëra. Për sa u takon ngjyrës së tyre, grija, kafja dhe ato më të errëtat kanë aftësi të bllokojnë dritën nga 75 deri në 90 për qind.

Rrini të hidratuar
Tani është në modë që kudo të shihni njerëz me një termus me vete. Arsyeja gjatë ditëve të verës nuk është të jesh trend-i, por të jesh gjatë gjithë kohës i hidratuar. Nëse keni një ftohës që e mban ujin të freskët kjo është zgjidhja ideale. Konsumoheni në gllënjka të vogla, pasi kështu do të ruani organizmin në formën më të mirë për sa i takon hidratimit. Pini të paktën 8 deri në10 gota ujë në ditë, ushqime të pasura me ujë dhe fruta apo perime. Mbani me vete një bustinë me elektrolite të cilat zëvendësojnë kripërat e humbura nga djersitja.

