Ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, po jeton një nga periudhat më të veçanta të jetës së saj, pasi shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.
Edhe pse ka zgjedhur ta mbajë këtë kapitull larg vëmendjes së madhe mediatike, shtatzënia e saj nuk ka kaluar pa u vënë re. Gjatë fundjavës, Juli është parë në “Alba Festival” në Zvicër, ku është shfaqur e veshur me të zeza dhe me barkun e rrumbullakosur tashmë mjaft të dukshëm.

Fotografia e siguruar nga “Prive by Liberta Spahiu” ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke konfirmuar se ish-banorja e BBVK po shijon pritjen e ëmbël.
Juliana Nura është në pritje të binjakëve, një djali dhe një vajze. Lajmi për gjininë e foshnjave u bë i ditur pak ditë më parë, duke realizuar kështu dëshirën e saj për të krijuar menjëherë një familje me dy fëmijë.
Në këtë mënyrë, Juli po numëron ditët deri në momentin kur do të përqafojë për herë të parë dy të vegjlit e saj.
