• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Panik në koncertin e Rod Stewart: legjenda 81-vjeçare kërkon oksigjen në skenë dhe gati humb ndjenjat
SHOW BIZ

Panik në koncertin e Rod Stewart: legjenda 81-vjeçare kërkon oksigjen në skenë dhe gati humb ndjenjat

June 22, 2026No Comments2 Mins Read

Rod Stewart u detyrua të ndërpriste për pak çaste koncertin e tij në West Valley City, Utah, të dielën, pasi u ndje keq në skenë dhe përdori një bombol oksigjeni për të marrë veten.

81-vjeçari, i cili po zhvillon turneun e lamtumirës të titulluar “One Last Time”, po performonte në një sallë në një qytet që ndodhet rreth 1300 metra mbi nivelin e detit, kur u pa dukshëm i lodhur dhe në vështirësi fizike. Sipas pamjeve të publikuara, ai u mbështet për një moment te pajisjet e skenës për të mbajtur ekuilibrin, para se ekipi i tij t’i sillte oksigjen.

“Shfaqja duhet të vazhdojë,” tha Stewart për publikun pasi mori disa frymëmarrje me maskë oksigjeni. “Pothuajse u fika. A do t’ju vinte keq nëse ulem për këtë këngë?” shtoi ai, duke vazhduar performancën i ulur.

Incidenti ndodhi vetëm pak javë pasi këngëtari kishte anuluar disa koncerte për arsye shëndetësore. Ai ishte diagnostikuar me një infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që i shkaktoi laringit.

Megjithatë, një ditë pas një anulimi tjetër koncerti në San Diego, ai u pa në një ndeshje të Kupës së Botës në Boston, duke udhëtuar me avion privat me dy djemtë e tij, gjë që shkaktoi edhe kritika në media.

Pavarësisht problemeve shëndetësore të fundit, Stewart ka deklaruar se nuk planifikon të tërhiqet plotësisht nga muzika live, duke theksuar se do të vazhdojë të performojë në skenë, edhe pse ka reduktuar turnetë e mëdha botërore.

Video nga koncerti në Utah tregon momentin kur këngëtari kërkon ndihmë dhe më pas vazhdon shfaqjen, duke konfirmuar vendosmërinë e tij për të mos e ndalur performancën.

Previous ArticleJuli Nura shfaqet me barkun e rrumbullakosur, në pritje të binjakëve
Next Article Surprizë në showbiz! Motra e Dafina Zeqirit martohet në fshehtësi

Related Posts

“Më la për një tjetër…”/Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni rrëfen tradhtinë e Fedez!

November 25, 2026

Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë

November 25, 2026

Operacion i gjerë antidrogë/ Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga

November 25, 2026

Klodi dhe Franceska bashkë në stadium, po lind një romancë e re në showbiz-in shqiptar?

November 25, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Të ngrohta, elegante dhe praktike, pantallonat që nuk duhet të mungojnë në garderobën dimërore
  • “Më la për një tjetër…”/Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni rrëfen tradhtinë e Fedez!
  • Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë
  • Operacion i gjerë antidrogë/ Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga
  • Klodi dhe Franceska bashkë në stadium, po lind një romancë e re në showbiz-in shqiptar?
Don't Miss
FASHION

Të ngrohta, elegante dhe praktike, pantallonat që nuk duhet të mungojnë në garderobën dimërore

Një model që ndërthur rehatinë me elegancën dhe ofron mundësi të shumta kombinimi, nga veshjet…

“Më la për një tjetër…”/Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni rrëfen tradhtinë e Fedez!

November 25, 2026

Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë

November 25, 2026

Operacion i gjerë antidrogë/ Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?