• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Ky produkt që përdorim çdo ditë në kuzhinë mund të dëmtojë shëndetin e zemrës

October 26, 2026

Si ta kombinoni: Harrojeni të zezën, kjo është ngjyra që po fiton terren këtë sezon

October 26, 2026

Zyrtare këta janë konkurrentët e “Big Brother VIP Kosova 5”

October 26, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»YouTuberi i njohur amerikan viziton Shqipërinë, takohet me Noizyn: Këtu kam ngrënë ushqimin më të mirë në jetën time
SHOW BIZ

YouTuberi i njohur amerikan viziton Shqipërinë, takohet me Noizyn: Këtu kam ngrënë ushqimin më të mirë në jetën time

June 25, 2026No Comments2 Mins Read

YouTuberi i njohur amerikan Mike Majlak, një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale dhe bashkëprezantues i podcastit të famshëm “Impaulsive”, ka vizituar së fundmi Shqipërinë, duke dokumentuar të gjithë eksperiencën e tij në një video që tashmë ka kaluar mbi 340 mijë shikime.

Gjatë udhëtimit, Majlak vizitoi disa nga destinacionet më të njohura dhe piktoreske të vendit, mes tyre Gjirokastrën dhe Dhërmiun, duke u shprehur i impresionuar nga natyra, peizazhet dhe atmosfera që ofron Shqipëria.

Në video, ai nuk kurseu vlerësimet për vendin tonë, madje u shpreh se kishte ngrënë ushqimin më të mirë të jetës së tij gjatë qëndrimit në Shqipëri. Përveç gastronomisë, Majlak u ndal edhe te disa veçori që i tërhoqën vëmendjen, si shitja e produkteve përgjatë autostradave dhe muzika shqiptare, të cilat i konsideroi mjaft interesante.

Një moment që ka bërë xhiron e rrjetit ishte edhe komenti i tij për vajzat shqiptare. Ai i cilësoi ato si “shumë simpatike”, duke i quajtur madje “Puerto Rikanet e Europës”, por shtoi me humor se ato nuk u kushtojnë aspak vëmendje djemve.

“Mund të jesh duke ecur, t’u thuash ‘ç’kemi’ dhe ato thjesht nuk të hedhin sytë,” tha ai me të qeshur.

Majlak u shpreh gjithashtu se Shqipëria është një vend ku mund të jetosh me shumë komoditet.

“Këtu mund të jetosh si mbret. Nëse do të isha milioner, do të shpërngulesha këtu për të jetuar,” – u shpreh ai.

Gjatë vizitës së tij, YouTuberi amerikan ndaloi edhe në Durrës, ku u takua me reperin shqiptar Noizy. Ky i fundit i tregoi më shumë për karrierën e tij në muzikë, eksperiencën në boksin e rrugës, si dhe koleksionin e makinave luksoze, i cili la pa fjalë Majlak. Vizita u shoqërua edhe me një moment më të thjeshtë, ku ai provoi manaferrat nga kopshti i shtëpisë së reperit.

Në fund të udhëtimit, ai ndaloi në Tiranë, ku shijoi edhe një burger amerikan të përgatitur nga një fast-food shqiptar, duke e përmbyllur kështu eksperiencën e tij në vendin tonë.

Previous ArticleRaimonda Bulku: Nuk më shkonte mendja që një produksion si ‘Ferma VIP’ të merrte poezitë e Mozës nga interneti!
Next Article Benita i jep një “shans të dytë” Alba Pollozhanit, në fushë “lë” Ghetto Geasy

Related Posts

Zyrtare këta janë konkurrentët e “Big Brother VIP Kosova 5”

October 26, 2026

E trishtë/ Dj Dagz humb të atin! Prej disa ditësh po luftonte për jetën

October 26, 2026

Era Istrefi shfaqet në foto me reperen e famshme amerikane, çfarë po “zien”?

October 26, 2026

“Ishte një bombë e madhe”/ Ingrid Gjoni flet për humbjen e motrës: Vetëm kur të martoj djalin mund të arrij të çohem të marr një valle

October 25, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Ky produkt që përdorim çdo ditë në kuzhinë mund të dëmtojë shëndetin e zemrës
  • Si ta kombinoni: Harrojeni të zezën, kjo është ngjyra që po fiton terren këtë sezon
  • Zyrtare këta janë konkurrentët e “Big Brother VIP Kosova 5”
  • E trishtë/ Dj Dagz humb të atin! Prej disa ditësh po luftonte për jetën
  • Era Istrefi shfaqet në foto me reperen e famshme amerikane, çfarë po “zien”?
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
HEALTH & BEAUTY

Ky produkt që përdorim çdo ditë në kuzhinë mund të dëmtojë shëndetin e zemrës

Zemra është një nga organet më të rëndësishme të trupit dhe shëndeti i saj ndikohet…

Si ta kombinoni: Harrojeni të zezën, kjo është ngjyra që po fiton terren këtë sezon

October 26, 2026

Zyrtare këta janë konkurrentët e “Big Brother VIP Kosova 5”

October 26, 2026

E trishtë/ Dj Dagz humb të atin! Prej disa ditësh po luftonte për jetën

October 26, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?