• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Mauro Icardi tradhton edhe China Suarez, aktorja zbulon mesazhet e futbollistit me një 22-vjeçare

July 4, 2026

“Më është copëtuar zemra”/ Influencerja Nara Smith zbulon se vajza e saj 2-vjeçare u diagnostikua me kancer

July 4, 2026

A ka kontakt me Loredana Bratin? Keijsi Hyseni sqaron foton e bujshme me ish-banoren e “Big Brother VIP 4”

July 4, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»“Më është copëtuar zemra”/ Influencerja Nara Smith zbulon se vajza e saj 2-vjeçare u diagnostikua me kancer
SHOW BIZ

“Më është copëtuar zemra”/ Influencerja Nara Smith zbulon se vajza e saj 2-vjeçare u diagnostikua me kancer

July 4, 2026No Comments3 Mins Read

Pas videove të qeta ku përgatiste bukë, ëmbëlsira dhe vakte për familjen e saj, askush nuk e imagjinonte se pas kamerës Nara Smith po jetonte një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së saj. Modelja dhe influencerja me miliona ndjekës ka zbuluar se vajza e saj 2-vjeçare, Whimsy Lou, u diagnostikua me kancer në fund të vitit të kaluar, një lajm që, siç thotë vetë ajo, i ndryshoi përgjithmonë jetën.

Në një rrëfim prekës, Nara tregon se gjithçka nisi kur instinkti i saj si nënë i tha se diçka nuk shkonte me të voglën. Fillimisht e çuan në urgjencë, por përgjigjet nuk ishin të qarta. Më pas pediatri kërkoi që Whimsy të dërgohej menjëherë në një spital pediatrik, ku iu nënshtrua analizave të shumta, radiografive, ekografive dhe në fund një biopsie.

Përgjigjja ishte ajo që asnjë prind nuk dëshiron ta dëgjojë.

Mjekët konfirmuan se Whimsy kishte kancer dhe se sëmundja ishte përhapur, duke bërë të nevojshme nisjen e menjëhershme të kimioterapisë.

Nara rrëfen se ajo dhe bashkëshorti i saj, modeli Lucky Blue Smith, vendosën ta mbanin gjithçka larg syrit të publikut. Jo sepse donin ta fshihnin, por sepse nuk ishin gati ta përjetonin edhe përballë miliona njerëzve.

“Duhej të ishim vetëm prindër. Çdo energji tonën e kishim për vajzën,” shpjegon ajo.

Nara e përshkruan atë periudhë si më të vështirën e jetës së saj. Në të njëjtën kohë kujdesej për katër fëmijë shumë të vegjël, sapo kishte sjellë në jetë vajzën e saj më të vogël, përpiqej të vazhdonte punën dhe kalonte ditë të tëra në spitale, duke ndjekur trajtimet e Whimsy.

Edhe pse deri tani nuk ka bërë publik llojin e kancerit që ka vajza dhe as detaje të tjera mbi gjendjen e saj shëndetësore, Nara vendosi ta ndajë historinë për një arsye të vetme: të inkurajojë prindërit të mos injorojnë kurrë instinktin e tyre.

“Nëse ndjeni se diçka nuk shkon me fëmijën tuaj, vazhdoni të kërkoni përgjigje. Besojini vetes”, ishte mesazhi i saj.

Historia e Narës ka prekur miliona njerëz në mbarë botën, sidomos sepse deri më sot ajo ishte njohur si simbol i një jete familjare të qetë dhe harmonike. Modelja 24-vjeçare u bë fenomen në TikTok dhe Instagram me videot ku përgatit nga e para receta të ndërlikuara për familjen e saj, ndërsa bashkëshorti i saj, Lucky Blue Smith, është një nga modelet meshkuj më të njohur në industrinë ndërkombëtare të modës.

Dyshja u njoh në Javën e Modës në Milano në vitin 2019 dhe vetëm pak muaj më vonë vendosën të martoheshin. Ata kurorëzuan dashurinë më 21 shkurt 2020 dhe sot janë prindër të katër fëmijëve: Rumble Honey, Slim Easy, Whimsy Lou dhe Fawnie Golden.

Një nënë e gjendur që përballë frikës më të madhe zgjodhi të flasë, me shpresën se përvoja e saj mund të ndihmojë edhe familje të tjera që po kalojnë të njëjtën betejë të heshtur.

Previous ArticleA ka kontakt me Loredana Bratin? Keijsi Hyseni sqaron foton e bujshme me ish-banoren e “Big Brother VIP 4”
Next Article Mauro Icardi tradhton edhe China Suarez, aktorja zbulon mesazhet e futbollistit me një 22-vjeçare

Related Posts

Mauro Icardi tradhton edhe China Suarez, aktorja zbulon mesazhet e futbollistit me një 22-vjeçare

July 4, 2026

A ka kontakt me Loredana Bratin? Keijsi Hyseni sqaron foton e bujshme me ish-banoren e “Big Brother VIP 4”

July 4, 2026

E kritikuar shpesh për peshën, Bebe Rexha jep mesazhin e fortë nga Ibiza

July 4, 2026

U fejuan në majën e Empire State Building, si ia doli çifti të mashtronte sigurinë e një prej kullave më të ruajtura në botë

July 4, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Mauro Icardi tradhton edhe China Suarez, aktorja zbulon mesazhet e futbollistit me një 22-vjeçare
  • “Më është copëtuar zemra”/ Influencerja Nara Smith zbulon se vajza e saj 2-vjeçare u diagnostikua me kancer
  • A ka kontakt me Loredana Bratin? Keijsi Hyseni sqaron foton e bujshme me ish-banoren e “Big Brother VIP 4”
  • E kritikuar shpesh për peshën, Bebe Rexha jep mesazhin e fortë nga Ibiza
  • U fejuan në majën e Empire State Building, si ia doli çifti të mashtronte sigurinë e një prej kullave më të ruajtura në botë
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Mauro Icardi tradhton edhe China Suarez, aktorja zbulon mesazhet e futbollistit me një 22-vjeçare

Marrëdhënia mes futbollistit të famshëm, Mauro Icardi dhe aktores China Suarez, raportohet se ka marrë…

“Më është copëtuar zemra”/ Influencerja Nara Smith zbulon se vajza e saj 2-vjeçare u diagnostikua me kancer

July 4, 2026

A ka kontakt me Loredana Bratin? Keijsi Hyseni sqaron foton e bujshme me ish-banoren e “Big Brother VIP 4”

July 4, 2026

E kritikuar shpesh për peshën, Bebe Rexha jep mesazhin e fortë nga Ibiza

July 4, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?