• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Greta Kazazi zbulon si është sot raporti me Selin dhe planet për të ardhmen

September 18, 2026

Ndodh në Për’puthen/ Për herë të parë një konkurrent Indian në mesin e personazheve

September 18, 2026

“Nuk mundem vetëm kjo më bën të qaj”, Kim Kardashian përballet me sëmundjen nga humbi jetën babai i saj

September 18, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Greta Kazazi zbulon si është sot raporti me Selin dhe planet për të ardhmen
SHOW BIZ

Greta Kazazi zbulon si është sot raporti me Selin dhe planet për të ardhmen

September 18, 2026No Comments4 Mins Read

Pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania 5”, Greta Kazazi duket se po nis një kapitull të ri, këtë herë jashtë shtëpisë së famshme dhe në ekranin e Top Channel. Greta foli për jetën e saj personale, marrëdhënien me partnerin Onno, familjet e tyre, por edhe për raportin që ka sot me Selin Bollatin.

Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen ishte kur Bieta e pyeti drejtpërdrejt për marrëdhënien me Selin, pas gjithë dinamikave që u krijuan gjatë dhe pas “Big Brother”.

Shumë mirë, jam shumë e lumtur-u shpreh Greta, duke sqaruar se takimet mes tyre nuk kanë qenë aq të shpeshta gjatë verës për shkak të angazhimeve profesionale dhe faktit që Selin ka qëndruar edhe në Kosovë.

Për shkak të punës dhe se ajo ka qenë dhe në Kosovë, nuk jemi takuar shpesh. Por dimri na mbledh më shumë se vera-shtoi ajo.Greta foli edhe për festën e 25-vjetorit të saj, të cilën këtë vit e organizoi në përmasa më të mëdha. Ajo tregoi se qëllimi nuk ishte vetëm të festonte, por edhe të falënderonte njerëzit që e kanë mbështetur dhe, mbi të gjitha, të bashkonte familjen e saj me familjen e Onnos.

Kam bashkuar familjen time dhe të Onnos-tregoi Greta.

Por festa solli edhe pyetjen e pashmangshme, a ishte një hap drejt fejesës?

Bieta e pyeti nëse mund të konsiderohej fejesë, por Greta e mohoi menjëherë.

Fejesë jo, se ka qenë një ditëlindje. Por familjet janë takuar se nuk ishin takuar. Jemi të lumtur të gjithë bashkë-sqaroi ajo.

Ajo foli me shumë ngrohtësi edhe për familjen e partnerit. Për nënën e Onnos, Jasin, Greta tha se marrëdhënia e tyre është shumë e afërt dhe se nuk e sheh thjesht si vjehërr, por si një figurë të dytë prindërore dhe një shoqe.

Më shumë e kam si një nënë të dytë, si shoqe-tha ajo.

Greta tregoi gjithashtu se marrëdhënia mes Onnos dhe familjes së saj është po aq e mirë dhe se të dy çiftet e familjeve janë ndier mirë me njëri-tjetrin.Në bisedë u përmend edhe babai i Selin, i cili ishte i pranishëm në festën e Gretës. Për të, Greta tha se ndihet mirë që ai ishte aty dhe se tashmë e konsideron edhe atë si një mik.

Ja ku jemi të gjithë bashkë. Babai është mirë, të gjithë jemi mirë dhe më bëhet qejfi që ka qenë pranë meje-u shpreh ajo.Por lajmi që mund të surprizojë më shumë fansat e Gretës lidhet me karrierën e saj. Ish-banorja e “Big Brother VIP” zbuloi se shumë shpejt do ta shohim në një tjetër rol televiziv. Greta do të jetë pjesë e programit “Të Guximshmit”, pjesë e “E Diell”, ku do të bashkëmoderojë së bashku me Manushin dhe Irinin. Programi do të fokusohet te natyra, aventurat, trojet shqiptare dhe promovimi i bizneseve lokale.

Do jem pjesë e familjes së madhe ‘E Diell’, çdo të shtunë. Program i moderuar nga unë, Manushi dhe Irini-bëri të ditur Greta gjatë intervistës.

Ndërkohë, ajo foli edhe për raportin profesional mes Onnos dhe Gimbos. Greta tha se të dy komunikojnë për punë, por ajo nuk dëshiron të ndërhyjë, pasi nuk është profesioniste në atë fushë. Megjithatë, nëse ata vendosin të bashkëpunojnë, ajo do ta mirëpriste një projekt të tillë. Nga një eksperiencë e shumëpërfolur në “Big Brother” te një fillim i ri në televizion, Greta Kazazi duket se po e vazhdon rrugëtimin e saj me projekte të reja, ndërsa marrëdhëniet që krijoi gjatë asaj eksperience duket se kanë marrë një tjetër drejtim jashtë shtëpisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Previous ArticleNdodh në Për’puthen/ Për herë të parë një konkurrent Indian në mesin e personazheve

Related Posts

Ndodh në Për’puthen/ Për herë të parë një konkurrent Indian në mesin e personazheve

September 18, 2026

“Nuk mundem vetëm kjo më bën të qaj”, Kim Kardashian përballet me sëmundjen nga humbi jetën babai i saj

September 18, 2026

Shuhet në moshën 81-vjeçare aktorja Gülsen Tuncer e “Dashuri e Ndaluar”

September 18, 2026

Momenti i shumëpritur/ Ueda dhe Arlindi zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë

September 18, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Greta Kazazi zbulon si është sot raporti me Selin dhe planet për të ardhmen
  • Ndodh në Për’puthen/ Për herë të parë një konkurrent Indian në mesin e personazheve
  • “Nuk mundem vetëm kjo më bën të qaj”, Kim Kardashian përballet me sëmundjen nga humbi jetën babai i saj
  • Shuhet në moshën 81-vjeçare aktorja Gülsen Tuncer e “Dashuri e Ndaluar”
  • Momenti i shumëpritur/ Ueda dhe Arlindi zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Greta Kazazi zbulon si është sot raporti me Selin dhe planet për të ardhmen

Pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania 5”, Greta Kazazi duket se po…

Ndodh në Për’puthen/ Për herë të parë një konkurrent Indian në mesin e personazheve

September 18, 2026

“Nuk mundem vetëm kjo më bën të qaj”, Kim Kardashian përballet me sëmundjen nga humbi jetën babai i saj

September 18, 2026

Shuhet në moshën 81-vjeçare aktorja Gülsen Tuncer e “Dashuri e Ndaluar”

September 18, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?