Ylli televiziv Kim Kardashian është prekur nga një problem shëndetësor i njejtë me diagnostikimin e babait të saj Robert Kardashian i cili si pasojë e sëmundjes së kancerit të ezofagut humbi jetën në moshën 59-vjeçare.
Traileri më i fundit i sezonit të tetë të serialit “The Kardashians” zbulon se ajo është aktualisht e shtruar në një spital për shkak të një inflamacioni të shtresës së brendshme të ezofagut. Kardashian ka ndarë vetë problematikën e saj me ekipin e grimit ndërsa stafi mjekësor tashmë po kujdeset për të.
“Nuk mundem… vetëm kjo më bën të qaj” tha Kriss Jenner e cila ishte e martuar me Robert Kardashian për 13 vite në një video të publikuar teksa pyetet a po përballet Kim me të njëjtën sëmundje si bashkëshorti i saj i ndjerë.
Robert Kardashian vdiq katër vjet përpara se familja e tij të fitojë famën ndërkombëtare me reality-show-n e “Keeping Up With The Kardashians”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
