Aurora ka përjetuar një nga mbrëmjet më të bukura para martesës, teksa ka festuar kanagjegjin e saj në shoqërinë e familjarëve dhe njerëzve më të dashur.
Për këtë natë speciale, ajo zgjodhi një veshje tradicionale, duke i dhënë edhe më shumë hijeshi atmosferës festive.
Nga kjo mbrëmje ka ndarë edhe partneri i saj, Kushtrim Kelani. Ai publikoi një video të Aurorës gjatë festës, duke e shoqëruar me një dedikim të shkurtër, por plot dashuri:
“Drenusha e Drenicës”.
Pas kanagjegjit, emocionet duket se po shtohen edhe më shumë, pasi çifti është pranë një tjetër momenti të rëndësishëm: dasmës së tyre, ku pritet të kurorëzojnë zyrtarisht dashurinë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
