Barack dhe Michelle Obama kanë zgjedhur ta festojnë dashurinë e tyre duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga historia e përbashkët. Çifti ka shënuar 34-vjetorin e martesës, duke shkëmbyer publikisht mesazhe plot dashuri.
Ish-presidenti amerikan publikoi një fotografi ku shihet duke përqafuar Michelle-in, shoqëruar me një dedikim të shkurtër, por domethënës. “Gëzuar përvjetorin! Jam ende burri më me fat në botë që jam me ty”, shkroi ai.
Postimet e çiftit kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke treguar se pavarësisht viteve dhe vëmendjes së vazhdueshme publike, marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë një prej historive më të komentuara të dashurisë në politikën amerikane.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
