Ish-banorja e Big Brother VIP Albania ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke ndarë lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël për herë të parë.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka publikuar disa fotografi buzë detit, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar kështu një nga momentet më të veçanta të jetës së saj. Postimin ajo e ka shoqëruar me disa fjalë të bukura, ku shpreh lumturinë dhe dashurinë qe po përjeton.
Po ashtu ajo ka treguar se është pritje të një djali, ku e ka bërë edhe me emocionues këtë kapitull të riu të jetës së saj.
“Padyshim postimi im i preferuar dhe lajmi më i bukur që kam pasur kënaqësinë ta ndaj me të gjithë ju. Zemra ime është e mbushur me kaq shumë dashuri, lumturi dhe emocion teksa po bëhem gati të hyj në kapitullin më të bukur të jetës sime… të bëhem nënë. Një dashuri që nuk e kam ndjerë kurrë më parë, një bekim përtej fjalëve dhe një mrekulli e vogël që tashmë e dua më shumë se çdo gjë. Mezi po pres të të takoj, djali im. Ti je tashmë i gjithë bota ime,” shkruan ajo në postim.

