Edhe pse dimri nuk ka ardhur ende plotësisht, vajzat më me stil kanë nisur të përzgjedhin veshjet e tyre të preferuara për sezonin e ftohtë. Një prej trendeve më të spikatura janë xhaketat, palltot, pulovrat dhe xhaketat e shkurtra me zbukurime prej gëzofi.
Ky stil ndërthur elegancën me një pamje luksoze dhe paksa nostalgjike. Sekreti i kombinimit qëndron te xhinset, të cilat e bëjnë veshjen më të përditshme dhe ekuilibrojnë pamjen e theksuar të gëzofit. Një prej personazheve që ka ndikuar në popullarizimin e këtij trendi është Penny Lane, personazhi i filmit “Almost Famous”. Ndërsa në skenën e sotme të modës, vëmendja është përqendruar te veshjet me gëzof të stilistit Connor Ives, të cilat kanë tërhequr edhe interesin e personazheve të njohura si Kendall Jenner, Laura Harrier dhe Kate Moss.
Edhe një xhaketë e Valentino-s tërhoqi shumë vëmendje dimrin e kaluar, pasi u vesh nga Elsa Hosk dhe Dakota Johnson. Alexa Chung është një tjetër emër që e ka përqafuar këtë stil, ndërsa Kendall Jenner e kishte kombinuar gëzofin me xhinse që sezonin e kaluar.
Ajo që e bën këtë trend edhe më tërheqës është fakti se mund të gjenden modele për shije dhe mundësi të ndryshme. Megjithatë, duke qenë se interesi për këto veshje është rritur ndjeshëm, modelet më të kërkuara mund të mos qëndrojnë gjatë në dyqane.
Si po e kombinojnë vajzat e njohura me xhinse?
Elsa Hosk


Kendall Jenner

Frymëzime nga vajzat më me stil








