• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»E dije? Mënyra si vendos letrën higjienike mund të zbulojë këtë për personalitetin tënd
LIFESTYLE

E dije? Mënyra si vendos letrën higjienike mund të zbulojë këtë për personalitetin tënd

November 6, 2026No Comments2 Mins Read

Mund të duket si një detaj krejt i parëndësishëm, por mënyra se si vendoset letra higjienike në mbajtësen e saj mund të tregojë disa tipare të personalitetit. Sipas disa studimeve dhe sondazheve, ky zakon i vogël mund të lidhet edhe me mënyrën se si njerëzit e përjetojnë suksesin në jetë.

Debati se cila është mënyra e duhur për ta vendosur letrën higjienike, me pjesën e lirë përpara apo nga muri, ka ndarë prej kohësh njerëzit në dy grupe. Megjithatë, duket se kjo zgjedhje mund të ketë një shpjegim edhe nga këndvështrimi psikologjik.

Cfarë tregon mënyra e vendosjes së letrës higjienike?

Ekspertja e marrëdhënieve dhe këshillimit drejtues, Dr. Gilda Carle, e cila ka fituar çmimin Emmy, kreu një sondazh me 2 000 persona për të kuptuar nëse ekziston një lidhje mes këtij zakoni dhe tipareve të personalitetit. Sipas rezultateve të saj, personat që e vendosin letrën higjienike me pjesën e lirë përpara, pra në mënyrë që të largohet nga muri, kanë më shumë gjasa të shfaqin tipare të personalitetit të vendosur dhe dominues.

E dije? Mënyra si vendos letrën higjienike mund të zbulojë

Nga ana tjetër, personat që e vendosin letrën me pjesën e lirë nga muri, priren të jenë më të qetë dhe më fleksibël në marrëdhëniet me të tjerët.

E dije? Mënyra si vendos letrën higjienike mund të zbulojë

Sipas Carle, këta individë mund të jenë më bashkëpunues, më të përshtatshëm ndaj ndryshimeve dhe më empatikë. Ajo thekson se personat me karakter më të vendosur kanë më shumë prirje për të marrë role drejtuese, ndërsa ata që preferojnë mënyrën tjetër të vendosjes së letrës mund të shfaqin më shumë gatishmëri për të përshtatur qëndrimet e tyre.

Megjithatë, këto rezultate duhen parë me kujdes. Personaliteti apo suksesi i dikujt nuk përcaktohet nga një zakon i vogël. Sipas historianit amerikan të kulturës, Lawrence R. Samuel, suksesi mund të ketë kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për disa, ai nënkupton arritjen e objektivave personale, ndërsa për të tjerë lidhet me pasurinë dhe famën. Prandaj, edhe pse disa zakone të përditshme mund të japin sinjale për tiparet e personalitetit, ato nuk mund të përdoren si tregues të sigurt për të parashikuar të ardhmen e dikujt.

Një tjetër detaj interesant lidhet me historinë e vetë letrës higjienike. Sipas dokumenteve të patentës së vitit 1891, shpikësi Seth Wheeler e paraqiti modelin me pjesën e lirë të letrës të vendosur përpara.

E dije? Mënyra si vendos letrën higjienike mund të zbulojë

Kjo mënyrë duket se është edhe më e preferuara nga shumica e njerëzve.

Previous ArticleXhinset marrin një pamje krejt tjetër falë këtij trendi që po rikthehet

Related Posts

Si të kombinoni një triko me kopsa me çdo veshje të gardërobës

November 6, 2026

Nis ora dimërore, akrepat e orës kthehen 60 minuta pas

October 25, 2026

Jeni gjithmonë me telefonin në dorë? Zbuloni detoxin që mund t’ju ndihmojë të shkëputeni nga ekrani

October 22, 2026

Dëshironi të ngadalësoni plakjen? 5 zakonet që bëjnë diferencën dhe tendencat që nuk ia vlejnë

October 21, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • E dije? Mënyra si vendos letrën higjienike mund të zbulojë këtë për personalitetin tënd
  • Xhinset marrin një pamje krejt tjetër falë këtij trendi që po rikthehet
  • Si të kombinoni një triko me kopsa me çdo veshje të gardërobës
  • Një filxhan me foton e dashurisë! Selin publikon momentin e ëmbël me Gimbon
  • Një muaj nga videot, Eli Fara nxjerr foton me mesazhin e fortë
Don't Miss
LIFESTYLE

E dije? Mënyra si vendos letrën higjienike mund të zbulojë këtë për personalitetin tënd

Mund të duket si një detaj krejt i parëndësishëm, por mënyra se si vendoset letra…

Xhinset marrin një pamje krejt tjetër falë këtij trendi që po rikthehet

November 6, 2026

Si të kombinoni një triko me kopsa me çdo veshje të gardërobës

November 6, 2026

Një filxhan me foton e dashurisë! Selin publikon momentin e ëmbël me Gimbon

November 6, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?