Një ide e lindur nga dëshira për të sjellë diçka ndryshe në botën e bukurisë, sot është kthyer në një markë që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje. Ky është rrugëtimi i EDISS BIO CARE, i themeluar në vitin 2018 nga Edisa Leçini, me synimin për të sjellë produkte të kujdesit personal që ndërthurin natyrën me nevojat e përditshme të lëkurës dhe flokëve.
EDISS BIO CARE ofron produkte për kujdesin e fytyrës, trupit, flokëve, duarve dhe këmbëve, si dhe linja të dedikuara për bebe dhe meshkuj. Aktualisht, produktet e saj mund të gjenden edhe në disa dyqane, duke e bërë markën më të aksesueshme për klientët që kërkojnë alternativa për kujdesin e përditshëm.
Me një eksperiencë disa vjeçare dhe një ofertë që përfshin kategori të ndryshme të kujdesit personal, EDISS BIO CARE vazhdon të zhvillojë identitetin e saj në treg. Një mundësi për të zbuluar produkte të ndryshme dhe për t’i dhënë kujdesit për veten një vend të veçantë në përditshmëri.
