Investimet në sektorë të ndryshëm dhe projektet që shtrihen përtej kufijve të Shqipërisë e bëjnë Uni Tozaj një kompani me një profil të veçantë në treg, duke nisur nga aktiviteti minerar te projektet e ndërtimit dhe akuakultura.
Në sektorin minerar, kompania është e angazhuar në minierat e arit në Sierra Leone, ndërsa një nga zhvillimet e reja lidhet me industrinë e diamanteve, ku synon të prezantojë një teknologji të re për zbulimin dhe seleksionimin e tyre. Paralelisht, në fushën e real estate, Uni Tozaj Company fokusohet kryesisht te shitblerja e tokave, duke ndjekur edhe procedurat për lejet e ndërtimit.
Një tjetër aktivitet i rëndësishëm është akuakultura, ku prej 5-6 vitesh kompania merret me rritjen dhe kultivimin e peshkut të ujërave të ëmbla në tre ujëmbledhësit kryesorë të qarkut të Vlorës. Ky aktivitet, të cilin kompania e konsideron më të madhin e këtij formati në Shqipëri, ka nisur së fundmi të zgjerohet edhe drejt tregut ndërkombëtar.
Planet e Uni Tozaj Company nuk ndalen me kaq. Kompania synon të zgjerojë më tej aktivitetin e saj edhe në sektorët e hidrokarbureve dhe hotelerisë, duke hapur rrugën drejt projekteve të reja. Me një qasje që ndërthur investimet në Shqipëri me aktivitetin ndërkombëtar, Uni Tozaj Company synon të shndërrojë eksperiencën në industri të ndryshme në mundësi konkrete për rritje dhe zhvillim.
