Situata e krijuar pas arrestimit të Thomas Markle Sr. ka prekur rëndë emocionalisht vajzën e tij, Meghan Markle. Dukesha e Sussex raportohet se po përjeton ditë të vështira pas akuzave tepër të rënda të ngritura ndaj të atit, 82-vjeçarit, i cili u arrestua në Florida nën dyshimin për posedim të materialeve pornografike me të mitur.
Një person pranë Meghanit ka rrëfyer për revistën “People” se ajo është thellësisht e tronditur nga ngjarja, veçanërisht për shkak të historisë së marrëdhënies së saj me të atin.
“Meghan është e shkatërruar. Bëhet fjalë për të atin, një person të cilit i ka besuar dhe me të cilin ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt për vite me radhë”, ka deklaruar burimi.
Në këtë periudhë të vështirë, ajo po gjen mbështetje te njerëzit e saj më të afërt dhe, sipas të njëjtit burim, është e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet për hetimin. Edhe nëna e saj, Doria Ragland, thuhet se ka ndihmuar FBI-në në identifikimin e Thomasit në disa fotografi që lidhen me hetimin për abuzimin seksual të fëmijëve.Marrëdhënia e ngushtë me të ëmën duket se ka marrë një rëndësi edhe më të madhe në këto momente. Meghan dhe Doria kanë qëndruar pranë njëra-tjetrës dhe kanë komunikuar vazhdimisht gjatë zhvillimeve të fundit.
Ndërkohë, sipas dokumenteve gjyqësore, gjatë kontrolleve në një ambient magazinimi që i përkiste Thomasit janë gjetur fotografi me përmbajtje seksuale, ku dyshohet se ai shfaqet në akte abuzive ndaj vajzave para pubertetit. Ai i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Pas daljes së parë para gjykatës, Thomas ishte liruar me kusht dhe ishte kthyer në qendrën ku merrte kujdes për shkak të demencës, nën mbikëqyrje elektronike.
Megjithatë, situata mori një tjetër drejtim të hënën, kur ai dyshohet se hoqi pajisjen elektronike të monitorimit. Ky veprim çoi në anulimin e lirimit të tij dhe arrestimin e dytë. Aktualisht, 82-vjeçari ndodhet në paraburgim.
