Këngëtarja Fifi ka një surprizë për të gjithë fansat e saj në Kosovë. Pak ditë para koncertit recital në Prishtinë, artistja ka njoftuar një ofertë speciale për blerjen e biletave, në kuadër të Black Friday.
Vetëm të premten, më 27 nëntor, biletat për koncertin “Me laps e letër” do të shiten me 40% ulje. Por, për të përfituar nga kjo ofertë, fansat duhet të nxitojnë, pasi ajo do të jetë e vlefshme vetëm për 12 orë, nga ora 12:00 e mesditës deri në mesnatë.
Për më tepër, numri i biletave që do të ofrohen me këtë çmim është i kufizuar.
Pas suksesit të koncertit në Tiranë, Fifi do të ngjitet në skenën e sallës “1 Tetori” në Prishtinë më 4 dhjetor, për të sjellë një mbrëmje muzikore ku këngët e saj do të ndërthuren me rrëfime personale nga rrugëtimi artistik.
Recitali pritet të përfshijë disa prej këngëve që kanë shënuar karrierën e artistes, të interpretuara drejtpërdrejt për publikun.
